Jashtë orarit të lejuar...për të shpërndarë drogë! Në Berat tapë në timon, në total 96 këmbësorë shkelës dhe 121 shoferë

85 qytetarë janë ndëshkuar me gjobë 10 mijë lekë të rinj gjatë 24 orëve të fundit pasi kanë dalë jashtë shtëpisë përtej orarit për të lëvizur 05:00-13:00 në kuadër të masave parandaluese për përhapjen e COVID-19. Policia thotë se ata kanë lëvizur në këmbë apo me biçikleta pa ndonjë arsye esenciale apo emergjencë.

Ndërkohë, janë evidentuar edhe 109 drejtues makinash që kanë shkelur urhdrin e ndalim qarkullimit. Ata janë ndëshkuar me heqje të patentës 3 vjet dhe bllokim të automjetit.

Por gjatë 24 orëve të fundit u arrestuan edhe dy qytetarë, njëri në Tiranë që u kap jashtë orarit dhe me drogë me vete, dhe një shofer në Berat që drejtonte makinën në gjendje të dehur.

Në Tiranë u arrestua në flagrancë R. M., 30 vjeç,  pasi është konstatuar gjatë orarit të kufizimit të lëvizjes, duke lëvizur në këmbë në zonën e “Komunës së Parisit” dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, duke mos dhënë arsyen e lëvizjes. Gjatë kontrollit fizik iu gjetën në trup disa doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa dhe kokainë, të cilat i shpërndante në këtë zonë. 

Në Berat u arrestua në flagrancë A. Ç., 48 vjeç, banues në Poliçan, pasi u kap nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, në kundërshtim me urdhrin për ndalimin e qarkullimit. 

Po ashtu, në të gjithë vendin janë konstatuar 15 lokale që nuk kanë respektuar orarin e mbylljes dhe ndaj administratorëve është marrë masë administrative 100.000 lekë për secilin.

"Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat kufizuese, të mos lëvizin as në oraret e lejuara pa ndonjë arsye, ndërsa pensionistët nuk lejohen në mënyrë kategorike të dalin nga banesa.  Strukturat e Policisë vijojnë kontrollet dhe monitorimet pa ndërprerë, me qëllim zbatimin e masave në funksion të parandalimit të COVID-19", njofton Policia e Shtetit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:00
Sarandë, bllokohen 12 automjete që lëviznin pa autorizime

12 automjete janë bllokuar në Sarandë, pasi qarkullonin  pa autorizimin përkatës. Policia e Sarandës e mbështetur dhe nga një Task Force e ardhur nga Vlora, ka ushtruar gjatë ditës së sotme kontrolle në disa pika në qytetin e Sarandës për mjetet të cilat qarkullonin pa autorizime përkatëse.

Gjatë kontrollit janë bllokuar 12 automjete.

Ora 20:00
Shkodër,  thyen masat vendosen 33 masa administrative

Policia e Shkodrës në kuadër të kontrolleve dhe monitorimit të masave të qeverisë kundër koronavirusit. Në të gjithë qarkun janë ngritur 15 pika kontrolli  nga ku janë marrë disa masa administrative ndaj të pabindurve.

Konkretisht janë marrë gjithsej 33 masa administrative, prej te cilave 2 masa për thyerje karantine, 11 masa për lokalet dhe 11 masa për lëvizje të këmbësoreve jashtë orarit.

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Lindja e Mesme, Houthi godet cisternën e naftës në Detin e Kuq!Izrael: Negociata të shpejta për lirimin e pengjeve ose hyjmë në Rafah

Lindja e Mesme, Houthi godet cisternën e naftës në Detin e Kuq!Izrael: Negociata të shpejta për lirimin e pengjeve ose hyjmë në Rafah