Jasir Asani u rikthyer te goli të hënën, duke qenë protagonist në barazimin 1-1 mes Esteghlal dhe Kheybar Khorramabad, në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të të kampionatit iranian të futbollit.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare kaloi në avantazh ekipin e tij që në minutën e 8-të, duke realizuar saktë nga pika e bardhë e penalltisë dhe zhbllokuar takimin që në fillim. Ky ishte goli i nëntë sezonal me fanellën e Esteghlal për 30-vjeçarin, i cili rikthehet të shënojë pas tre ndeshjeve pa gol në kampionat.
Në total, Asani ka kontribuar edhe me dy asistime, duke konfirmuar formën e mirë që po kalon në kampionatin iranian pas transferimit nga Gwangju.
Esteghlal bleu kartonin e tij për rreth 1 milion euro nga klubi koreano-jugor, investim që po rezulton i vlefshëm falë paraqitjeve pozitive të sulmuesit shqiptar.
Komente







