Jasir Asani, zbulimi i Sylvinhos

Jasir Asani, zbulimi i Sylvinhos

Jasir Asani

Jasir Asani është zbulimi i këtyre eliminatoreve të Euro2024 në radhët e kombëtares shqiptare. Mesfushori me tipare sulmuese u thirr për herë të parë në fillimin e këtyre kualifikueseve, duke qenë i pari i thirrur nga trajneri Sylvinho.

Dy supergola në pesë duele me fanellën kuqezi, njëri më i bukur se tjetri i dhuruan fitore të rëndësishme kombëtares shqiptare. Sa herë që ai shënon, Shqipëria fiton 2-0, diçka që e bëri kundër Moldavisë dhe tashmë me Poloninë. Realizimi përballë moldavëve u zgjodh si goli më i bukur i raundit nga UEFA.

Asani është ndër lojtarët që sakrifikon shumë për të mbërritur në grumbullimin e kombëtares. 28-vjeçari luan me Gwangju në Korenë e Jugut, aty ku po kalon një formë fantastike dhe që po e tregon edhe me kombëtaren.

Goditjet spektakolare nga jashtë zonës, shkupjani na ka mësuar t’i shikojmë edhe në të shkuarën, mes të cilave edhe në Superligën Shqiptare. Me fanellën e Partizanit, Jasir Asani ishte fenomenal, pasi shënoi 23 gola, duke e shfrytëzuar si trampolinë për të firmosur me AIK në Suedi dhe më pas te Kisvarda në Hungari. Tashmë me Gwangju, Asani ka luajtur 26 sfida për të festuar 7 gola e 3 asistime.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mbledhja e qeverisë, 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin

Mbledhja e qeverisë, 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin