Në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të sesionit 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që po mbahet në New York, ndodhet Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, e cila po zhvillon takime me homologë të vendeve anëtare të OKB.
Ministrja Xhaçka parashtroi përparësitë e Shqipërisë si anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit, në këtë javë të rëndësishme për diplomacinë botërore: kontributin për paqen dhe sigurinë, zgjidhja e pasigurisë ushqimore, promovimin e multilaterizmit, respektimi i të drejtave të njeriut, mbështetja e Kartës së OKB-së etj.
Në takimet që po mbahen në Nju Jork, me përfaqësues të vendeve me të njëjtin qëndrim, kryediplomatja shqiptare rikonfirmoi qëndrimin e Shqipërisë ndaj agresionit rus në Ukrainë, duke nënvizuar se referendumet apo mobilizimet e pjesshme ushtarake janë lëvizje dëshpëruese të Rusisë, që nuk po bën asgjë më shumë sesa përshkallëzimi i luftës por që nuk mund të dobësojnë rezistencës e Ukrainës dhe popullit të saj.
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme pritet që sot të flasë në një takim të Këshillit të Sigurimit mbi paqen dhe sigurinë në Ukrainë dhe sot pasdite do të takohet me Sekretarin amerikan të Shtetit Antony Blinken dhe mbi 40 ministra të jashtëm dhe zyrtarë të lartë të Evropës, SHBA dhe Kanadasë.
S.C/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.6%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 2093
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lavrov flet për 'La Repubblica': Italia, anti-ruse! Marrëdhëniet bilaterale në nivelin më të ulët që nga Lufta e Dytë Botërore! Faji është vetëm i Romës
24 Janar, 22:38
-
Putin: I gatshëm për dialog, Zelensky të revokojë vendimin për ndalimin e negociatave me Moskën
24 Janar, 16:55
-
Putin: Trump, lider inteligjent! I hapur për bashkëpunim me të për Ukrainën! Iu vodh fitorja në vitin 2020, nëse do rizgjidhej s’do kishte luftë
24 Janar, 16:54
-
Ilir Yzeiri: Sistemi ynë mbështetet te mediokriteti kolektiv
24 Janar, 12:20
-
Lufta/ Sulme ajrore ruse në Kiev, 2 të vdekur dhe 2 të plagosur, 121 dronë ukrainas u rrëzuan nga Moska
24 Janar, 08:37
-
Rusia: Asgjë e re në kërcënimet e Presidentit Trump rreth luftës së Moskës në Ukrainë
23 Janar, 21:01
-
Gjykata e Lartë marrëveshje me atë të Italisë: Do të ndikojë në cilësinë e veprimtarisë gjyqësore
23 Janar, 19:47
-
Analiza/ Ja pse Trump mund ta godasë Putinin më fort se Biden
23 Janar, 17:51
-
OKB ka pak alternativa për fonde pasi SHBA tërheq mbështetjen
23 Janar, 16:24
-
Trump paralajmëroi Rusinë për sanksione të reja nëse nuk arrihet marrëveshja për fundin e luftës në Ukrainë, Kremlini: Mbetemi të gatshëm për dialog
23 Janar, 14:32
-
SHBA ‘harron’ zotimin, u ndalon ëndrrën amerikane refugjatëve, afganët mbeten në Shqipëri
23 Janar, 13:53
-
Ambasadori i Brazilit takon drejtorin e policisë Proda për të intensifikuar bashkëpunimin kundër rrjeteve të trafikut të drogës
23 Janar, 13:51