Java e Europës, Muzhaqi: Të rinjtë shqiptarë janë Europë!

Java e Europës, Muzhaqi: Të rinjtë shqiptarë janë Europë!

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi

Në kuadër të javës Evropiane, Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi organizoi eventin “Europe is for Youth”. 

Ministrja Muzhaqi e nisi fjalën duke uruar Ditën e Europës, “Gëzuar Ditën e Europës, në këtë ditë që e gjen Shqipërinë gjithmonë e më afër anëtarësimit në BE dhe me përpjekjet e pareshtura drejt integrimit evropian për fëmijët dhe të rinjtë tanë.”

“Për mua të rinjtë shqiptarë, janë tashmë në Evropë. Të rinjtë tanë i kanë të gjitha vlerat, të gjitha aftësitë, njëjtë si bashkëmoshatarët e tyre evropian.” shtoi ministrja Muzhaqi duke u ndalur më tej në gamën e gjerë të programeve që ofrohen për rininë me mbështetjen e Bashkimit Evropian. Ndër të cilat, përmendi: EU for Schools, EU for Culture, Youth Guarantee dhe EU for Youth. 

Këto programe kanë në fokus investimet në infrastrukturën rinore dhe rritjen e mundësive dhe angazhimin për të rinjtë që të mund ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipërinë Europiane. 

Në event ishte i pranishëm edhe Ambasadori i Bashkimit Evropian, Silvio Gonzato, së bashku me të cilin u çel eventi “Europe is for Youth”, me praninë e qindra të rinjve për të festuar diversitetin, gjithëpërfshirjen, bashkëpunimin, kulturën dhe të drejtat e njeriut. 

Përgjatë eventit, “Europa është për Rininë”, 5 prej të rinjve të pranishëm përcollën mesazhet e tyre për rininë 2030, duke i nxitur bashkëmoshatarët të jenë pjesë aktive e shoqërisë, me qëllimin e përbashkët për anëtarësimin në BE.

Nën tingujt e muzikës, të rinjtë festuan ditën e Europës, nga Tirana gjithmonë e më Evropiane.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

PAMJE TË RËNDA/ Momenti kur nxirren trupat e viktimave nga helikopteri i rrëzuar ku humbi jetën presidenti iranian

PAMJE TË RËNDA/ Momenti kur nxirren trupat e viktimave nga helikopteri i rrëzuar ku humbi jetën presidenti iranian