Eurodeputeti austriak Helmut Brandstetter i ka kërkuar Komisionit Evropian të pezullojë negociatat e anëtarësimit dhe të gjitha pagesat për Serbinë, pasi disa përfaqësues të autoriteteve serbe bënë homazhe për Ratko Mladiç, i dënuar për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit.

Sipas Brandstetter, masat duhet të qëndrojnë në fuqi derisa autoritetet serbe të hedhin poshtë pa mëdyshje lavdërimin e kriminelëve të dënuar të luftës. Ai shtoi se deri atëherë nuk duhet të ketë asnjë hap të mëtejshëm për integrimin e Serbisë në zonën Shengen.

“Ratko Mladiç u dënua për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit. Kur përfaqësues të një vendi kandidat për në BE lavdërojnë një njeri të tillë pas vdekjes së tij, është kaluar një vijë e kuqe. Kjo është tallje me viktimat dhe familjet e tyre dhe bie ndesh me vlerat themelore të Bashkimit Evropian. Deri atëherë, nuk duhet të ndërmerren hapa të mëtejshëm në lidhje me integrimin e Serbisë në zonën Shengen”, tha ai.