Java e fundit e janarit, shi dhe dëbore, meteorologu: Këto do të jenë zonat më të prekura

Java e fundit e janarit, shi dhe dëbore, meteorologu: Këto do të jenë zonat më të prekura

Kjo javë ka nisur me reshje shiu që na kanë shoqëruar përgjatë gjithë të hënës. Meteorologu Hakil Osmani tha për Rreport Tv se reshjet e shiut janë normale për muajin që ndodhemi dhe se duhet të ishin më prezente se sa kanë qenë. Përsa i përket reshjeve të dëborës, pritet që këtë javë Puka Kukësi, Peshkopia, Korça, Erseka e Pogradeci të kenë reshje dëbore me intensitet të ulët.

“Reshjet e shiut që përfshinë territorin  shqiptar janë mëse normale për muajin që ndodhemi pasi duhet të ishin edhe më prezente sec kanë qenë. Këto reshje kanë bërë që të plotësohet rreth 60% e kuotës mujore të reshjeve të shiut.  Përsa i përket vlerave termike, ditën e sotme ato kanë pësuar një rritje të lehtë duke bërë që vlera minimale në zonat malore të shënojë -1 deri në -2 gradë celcisus që në fakt janë vlera dy gradë më të larta se vlerat normale në muajin në të cilin ndodhemi. Po ashtu edhe vlerat maksimale pritet të shënohen përgjatë ultësirës perëndimore deri në 15 gradë Celsius. Gjatë kësaj jave pritet që të kemi reshje dëbore, nuk do të jenë me intensitet të lartë por do të kemi reshje dëbore kryesisht në zonat verilindore në qytete si Puka, Kukësi, po ashtu dhe Peshkopia por edhe zonat lindore, qytete si Korça, Erseka, edhe Pogradeci pritet që të ketë prani të reshjeve të dëborës”-u shpreh meteorologu Hakil Osmani.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda