Java e Gjuhës dhe Kulturës Italiane
nëpër Botë, ja aktivitetet në Shqipëri

Java e Gjuhës dhe Kulturës Italiane<br />nëpër Botë, ja aktivitetet në Shqipëri
Java e Gjuhës Italiane nëpër Botë” që këtë vit do të mbahet nga data 13 deri me 25 tetor në qarkun konsullor të Vlorës ka një program të ngjeshur dhe të rëndësishëm evenimentesh.
 
Java e Gjuhës Italiane nëpër Botë” që ka mbërritur në edicionin e gjashtëmbëdhjetë të saj, edhe këtë vit zhvillohet nën Patronazhin e Lartë të Presidentit të Republikës së Italisë, dhe organizohet nga Konsullata e Përgjithshme e Italisë në Vlorë në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës në Tiranë, Konsullatën Honorare të Gjirokastrës dhe Korrespondentin Konsullor në Berat.
 
Ky eveniment do të jetë dhe edicioni i fundit që do të kordinohet nga Konsulli i Përgjithshëm Stefano Bergesio i cili pas katër vitesh përfundon detyrën janarin e vitit të ardhshëm.
 
Java do të fillojë më 13 tetor me një vizitë të nxënësve të Beratit në selinë e Konsullatës së Përgjithshme të cilët do të priten nga Konsulli i Përgjithshëm dhe funksionarët që do të shpjegojnë si funksionon dhe si organizohet puna në një zyrë diplomatike-konsullore.
 
Më 14 tetor në orën 18,00 pranë sallës së eventeve të Konsullatës së Përgjithshme, do të vijohet me takimin-debat “Një urë e ndërtuar me jpg” ku politikani dhe intelektuali shqiptar Fate Velaj, i lidhur me Italinë prej vitesh, do të rrëfejë me “Sagën e tij fotografike” pamjet e fiksuara prej tij të cilat përfaqsojnë urën mes Shqipërisë e Italisë.
 
Më 19 tetor në orën 19,00 në Gjirokastër në auditorin qendror të Universitetit “EqremÇabej” dhe më 20 tetor në Vlorë në orën 19,00 në sallën e eventeve të Konsullatës së Përgjithshme, do të përformojë kuarteti i ri dhe i talentuar italian Lyskamm i cili do të luajë pjesë muzikore nga Boccherini, Shumann e Donatoni.
 
Më 21 tetor në Vlorë në orën 19,00 në sallën e eventeve të Konsullatës së Përgjithshme do të prezantohet publikimi “Konsullata Italiane në Vlorë mes Historisë dhe arkitekturës” i cili përshkon historinë e pranisë konsullore edhe në arkitekturë nga fillimi i shekullit deri në ditët e sotme dhe selinë e re prestigjoze qe ndodhet në shëtitoren lungomare. Publikimi është kuruar nga Nevila Nika, Armand Vokshi, Frida Pashako dhe Mauro Panunti.

Më 22 tetor në Gjirokastër në ambjentet e Vila Sharm, në orën 19,30 do të zhvillohet takimi tradicional me Miqtë e Italisë. Me ketë rast në nder të qytetit Amatrice, e cila se fundmi u godit nga tërmet i fuqishëm, do të serviret gatimi i famshëm “amatriciana” përgatitur nga kuzhinieri italian Roberto Cannata.
 
“Java e Gjuhës Italiane” do të mbyllet me një koncert të ansamblit shqiptar “Pasion” që do të zhvillohet më 24 tetor në Berat në orën 18,00 pranë Muzeut Onufri i cili do të ekzekutojë pjesë nga Vivaldi, Rossini, Albinoni, Rota e Verdi.
 
Gjatë javës, sipas programit që do të publikohet në faqen facebook të Konsullatës së Përgjithshme, do të shfaqen në Vlorë, Berat dhe Gjirokastër filmat e rinj italianë në vijim: “Il Giovane Favoloso” me aktorin Elio Germano, “Sei Mai stata sulla luna?” me aktorin Raul Bova, “Italy in A Day” të regjisorit Gabriele Salvatores, “Italo” me aktorin Marco Bocci dhe “Un ragazzo d’oro” me aktorët Sharon Stone dhe Riccardo Scamarcio.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Velipoja plazhi më i populluar në vend! Java e parë e gushtit shënon fluksin më të lartë të sezonit

Velipoja plazhi më i populluar në vend! Java e parë e gushtit shënon fluksin më të lartë të sezonit