TIRANE - Është çelur për herë të parë në Shqipëri Java e Inovacionit. Kjo iniciativë ka si qëllim zhvillimin e disa aktiviteteve për informimin e të gjithë të interesuarve mbi zhvillimet, programet, iniciativat dhe të rejat e fundit në fushën e inovacionit dhe teknologjisë në Shqipëri. Ministrja për administratën publike Milena Harito ka theksuar se do të vijnë një sërë risish dhe lehtësirash përmes inovacionit në administratën publike.
Teknologjia sjell transparencë, dhe nëpërmjet transparencës krijon mundësinë që të sjellë besim më shumë tek njëri-tjetri. Do të tregojmë gjatë kësaj jave një portal të të dhënave gjeohapësinore i cili do të jetë i hapur dhe do të jetë referenca unike e hartave të shtetit shqiptar. Është thelbi për të zgjidhur problemin jashtëzakonisht i madh i pronësisë që kemi në Shqipëri. Për të marrë çdo çertifikatë na duhet të shkojmë e të presim, të heqim shumë. Një nga qëllimet është pra që për t’i pasur këto shërbime online, ato të thjeshtohen dhe sigurisht të pritet mundësia e korrupsionit. Kemi një “One StopShop” të policisë që do të prezantohet gjatë javës tjetër, i cili bën që të marrim shërbimin në mënyrë shumë transparente, dhe këtë koncept pasi ta kemi zbatuar për shërbimet e policisë, sigurisht do ta zbatojmë më pas për të gjitha shërbimet e qytetarëve në Shqipëri.” u shpreh Milena Harito
Ndërsa zëvendskryeministri Niko Pelishi tha se inovacioni në teknologji në administratë do të ndihmojë për më shumë transparencë.
“Inovacioni në shërbimet publike është një mjet shumë i fortë siç tha edhe ministrja ndaj luftës së korrupsionit . Ndaj dhe në këtë javë do ta çelim dhe konkursin e inovacionit të administratës publike , pra do të ftojmë të gjithë nëpunësit e administratës publike dhe jo vetëm, edhe të tjerë të shoqërisë civile, të biznesit, studentë të dërgojnë një platformë online , propozime për zgjidhje alternative , inovative të shërbimeve publike. Por ne jemi duke punuar për një ligj të ri për investimet por gjithashtu edhe për një paketë më të plotësuar dhe me partneritetin publiko - privat . Ka një ligj ekzistues të partneritetit publiko - privat por ende i pa plotësuar më akte ligjore. Ne jemi duke e bërë më të plotë këtë paketë dhe të gjithë inovatorët apo ata që bëjnë biznes në këtë fushë do të marrin një frymëmarrje të re nëpërmjet këtij ligji.” tha Peleshi
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com