Java e Kuzhinës Italiane, një kamarier i veçantë me sindromën Down shërben verërat i buzëqeshur/FOTOT

TIRANE - "Made in Italy". Ushqime tradicionale italiane u promovuan këtë të hënë Në edicionin e katërt të Javës së Kuzhinës Italiane në botë, një nismë e ndërmarrë në vitin 2016 si rrjedhojë e Expo Milano 2015 nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Bashkëpunimit Ndërkombëtar.

Ambasadori Alberto Cutillo mbajti këtë pasdite konferencën për shtyp të prezantimit të edicionit IV të Javës së Kuzhinës Italiane. Së bashku me partnerët privatë dhe institucionalë prezantoi temat që do të trajtohen në Shqipëri për të dhënë edhe me këtë rast një kontribut në përforcimin e urave që lidhin historikisht dy brigjet tona të Adriatikut.

“Java e kuzhinës italiane ka si synim jo vetëm paraqitjen e produkteve por në radhë të parë qëndrueshmërinë pra bazohet në disa parime që kanë të bëjnë me qëndrueshmërinë, cilësinë me dietën mesdhetare italiane në veçanti. Tema e kësaj jave të katërt është edukimi ushqimor kultura e shijes për këtë arsye kemi menduar të bëjmë bashkë çështje që kanë të bëjnë me shijen por edhe cilësinë e produkteve.”- u shpreh ambasadori i Italisë në Shqipëri, Alberto Cutillo.

Ky event u mbajt në ambientet e Kalasë së Tiranës dhe pritet të zgjasë për tre ditë radhazi ku do t’u lejojë pjesëmarrësve të zbulojnë dhe të përvetësojnë nocione specifike rreth disa verërave të veçanta italiane.

Një kamerier i veçantë ra në sy, teksa i buzëqeshur i servirte të ftuarve verërat më të mira italiane. Ai është me sindromën Dawn dhe ka zgjedhur të shërbejë në këtë event ku mbizotëroi aroma italiane.

Rrugicat e Kalasë së Tiranës u mbushën me aromat e disa prej verërave më të mira italiane falë inaugurimit të Masterclass-it të Karuselit të Verërave Italiane, që do të mbahet edhe ditën e nesërme dhe ditën e mërkurë më 20 nëntor: nën udhëzimet e somelierëve të njohur, pjesëmarrësit do të mund të mësojnë teknikat e degustimit e njëkohësisht të shijojnë ekselencën italiane

Kjo javë ka synim të promovojë traditën kulinare dhe enogastronomike italiane dhe tiparet dalluese të "Markës Italiane".

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja