Në anijen e ndaluar në Japoni me 10 persona me koronavirus ndodheshin 3 maqedonas

Në anijen e ndaluar në Japoni me 10 persona me koronavirus ndodheshin 3 maqedonas

Foto nga Kina

MAQEDONI- Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë ka konfirmuar se në bordin e anijes me 3700 persona të ndaluar në Japoni, ku u konstatuan 10 persona të prekur me koronavirus janë tre shtetas maqedonas.

“Prania e tre shtetasve tanë në bordin e një anijeje të ndaluar afër Yokohama, Japoni, konfirmohet. Për më shumë informacion mbi zhvillimin e situatës, qytetarët japonezë mund të kontaktojnë në ambasadën japoneze”, ka shkruar ministria në profilin e saj.

Nuk dihet nëse ata janë të prekur apo jo nga koronavirusi vdekjeprurës dhe nuk është konfirmuar akoma identiteti i tyre.

Kujtojmë që anija e lundrimit, “Princess Cruises”, është ankoruar në Gjirin e Yokohama, ndërsa ekuipazhi i saj do të qëndrojë 14 ditë në karantinë.

Mësohet se, pasagjeri i infektuar në anijen e lundrimit ishte një burrë 80-vjeçar nga Hong Kong, ku ai ishte në një udhëtim në Kinë për disa orë më 10 janar, por nuk vizitoi institucionet e kujdesit shëndetësor ose tregjet e detit çka tregon se gjasat janë ta ketë marrë virusin nga një person tjetër.

80-vjeçari fluturoi drejt Tokios në 17 janar, ndërsa raportohet se gjendja e tij ishte përkeqësuar në 19 janar kur kishte filluar edhe kolla. Ai hipi në kroçeren në Yokohama më 20 janar duke zbarkuar në hong Kong dhe kërkuar kujdes mjekësor në 30 Janar.

Kujtojmë që deri më tani ka 565 të vdekur dhe mbi 28 mijë të infektuar në të gjithë botën.

Postimi i ministrisë

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja