Java e Mbrojtjes së Konsumatorit
ankesa online për tregtarët

Java e Mbrojtjes së Konsumatorit<br />ankesa online për tregtarët
15 marsi është Dita Ndërkombëtare e Konsumatorëve, është një ditë ku ata duhet të ndërgjegjësohen për të drejtat e tyre.

Slogani i këtij viti është: “Konsumator: informohu, këshillohu, ankohu”. Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes informon se pranë drejtorive të saj trajtohet çdo ankesë lidhur me shërbimet apo produktet jo ushqimore që konsumatorëve u ofrohen sot në treg. “Tashmë konsumatori mund të aplikojë online për çdo ankesë që ai ka me tregtarin”, bëjnë të ditur burime zyrtare të MZHETTS-së.

Sipas burimeve të mësipërme, për t’u ardhur më pranë gjithë konsumatorëve, MZHETTS në bashkëpunim me bashkitë ka krijuar zyrat e mbrojtjes së konsumatorit, fillimisht si projekt pilot në tre bashki: Elbasan, Lushnje, Tepelenë.

Në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, në Drejtorinë e Tregut të Brendshëm, sektori i Mbrojtjes së Konsumatorit, po harton dhe adopton politikat më të mira europiane ku konsumatori shqiptar të ketë të njëjtat të drejta me ata europianë, dhe të jetë i mbrojtur në të njëjtën mënyrë.

Redaksia Online
(B.K.Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Sulmohet me armë zjarri ish-futbollisti i Turqisë, plagoset në këmbë! Doli nga një emision sportiv

VIDEO/ Sulmohet me armë zjarri ish-futbollisti i Turqisë, plagoset në këmbë! Doli nga një emision sportiv