TIRANE, 5 Mars/ATSH/- Të gjitha Drejtoritë dhe Zyrat Arsimore Rajonale në vend po zhvillojnë "Javën e Mësuesit" me aktivitete artistike dhe sportive në kuadër të festës së 7-Marsit.
Drejtoria Arsimore Rajonale Vlorë, krahas aktiviteteve që ka zhvilluar në çdo shkollë, ka zhvilluar edhe "Ditën e Shpejtësisë-Gara e Atletikës", për një rini të shëndetshme plot talent dhe energji.
Në këtë aktivitet sportiv morën pjesë gjimnazistë nga shkolla të ndryshme, mes të cilëve u shpallën edhe fituesit e garës./a.g/










