Spektakli që përcolli Giorgio Armani mbylli javën e modës në Milano.

Tre modele marshuan poshtë një kapeleje që të jepnin përshtypjen e tre maceve të strehuara poshtë çatisë me ngjyra të një stili mortanjash të ndërthurura brenda kolerëve të tyre.

Fotot që u paraqitën në këtë javë të modës në Milano ishin mahnitëse duke përcjellë kështu dhe elementët më të spikatur prej stilistëve në këtë javë të modës.

Kapelet më të pazakonta në formën e strofave të arinjve dhe lëkurat vija-vija nuk i kanë shpëtuar syrit të fotografëve më të mëdhenj në botë.

Koleksioni i Dolce & Gabbana i pasur me ngjyra të ndryshme në të cilën ndërthureshin të gjitha nuancat e arit ishin të konceptuara në një tjetër foto që spikati në këtë javë të modës.

Ndërsa koleksioni i Versace Pranverë- Verë 2014 solli në avantazh stilin rokenroll.

Bluzat, xhaketat, zinxhirët dhe rrjetat metalike shtuan një element të ashpër, ndërsa pantallonat e shkurtra i linin vend imagjinatës.

Koleksioni i John Richmond tregon nëpërmjet fotove siluetën femërore me tipare të kundërta të mbuluara me dizajne bizhurerish.

Një tjetër koleksion që tërhoqi vëmendjen e fotografëve ishin rrobat sportive të frymëzuara nga printimet japoneze duke përfshirë katër elementët, zjarrit, tokës, ajrit dhe ujit.

Një foto interesante që tregonte paraqitjen e flokëve në këtë javë të modës në Milano ishte ajo e kapjes së flokëve në formë pony me ngjyrë të zezë apo të bardhë.

Ndërsa në koleksionin Etro ishte një foto detaj shumë e bukur.

Modeli i fustanit i frymëzuar nga një raft librash të projektuara me një brez metali të çmuar të Perandorisë Osmane.