‘Java e suksesit, nëse do të…’ Jorgo Pulla këshillon shenjat / Horoskopi javor 1-7 korrik

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte astrologu i njohur Jorgo Pulla i cili bëri një parashikim javor për 12-të shenjat e zodiakut për javën e parë të muajit Korrik. Ky fillim muaji i jep mundësi shumë shenjave që të zgjidhin probleme të së shkuarës në ekonomi dhe dashuri. ”Kjo javë është java e sukseseve të mëdha nëse ne e kuptojmë se çfarë duhet të bëjmë” theksoi Jorgo Pulla në fillim të bisedës. Por çfarë thonë yjet për këtë javë për secilën shenjë të zodiakut?

Dashi

Zgjidhin një çështje ekonomiko-financiare shumë të rëndësishme. Kjo periudhë do të jetë mjaft e mirë dhe tepër pozivite në çështje që kanë të bëjnë me karrierën apo punë të reja, ndërsa dita e mërkurë dhe e premte janë ditë shumë të mira. Në çështje që lidhen me anën shpirtërore, lidhjet me Dash dhe Akrep kanë një ndikim shumë të mirë që do të kenë rezultat pozitiv.

Demi

Për Demin si puna ashtu edhe karriera shkojnë bashkë. Pritet të ndryshojnë pozicion pune së shpejti, gjithashtu firmosin një dokument të rëndësishëm shumë shpejt. Dita e hënë dhe e enjte janë ditë shumë të mira. Është një mundësi shumë e mirë për Demin për stabilizimin ekonomiko-financiar, ndërsa në dashuri duhet pak vëmendje, sidomos me Peshk dhe Binjak.

Binjakët

Binjakët arrijnë majat në atë çfarë duan të bëjnë dhe është një mundësi shumë e mirë tani sa i takon kohës dhe familjes. Do kenë një surprizë me disa njerëz të largët. Dita e mërkurë dhe e hënë janë moment i mirë për të realizuar planet e tyre. Në fushën shpirtërore lidhjet më të mira janë me Peshore dhe Ujor.

Gaforrja

Priten ndryshime për Gaforren të cilat janë fantastike. Përfundojnë një punë që kanë patur dhe kjo javë është më e suksesshmja sa i takon Gaforreve, të cilat do të përfitojnë një pasuri të paluajtshme. Vëmendje, ditën e martë dhe të enjte duhet të kenë pak kujdes! Gaforret janë shumë të mira apo të mirë, por nuk të lënë rehat. Me Bricjap dhe Peshore duhet të jenë shumë të kujdesshëm në fushën shpirtërore.

Luani

Është momenti që Luani të marrë role drejtuese. Ata asnjëherë nuk thonë jo, por e dinë shumë mirë ku i vënë këmbët. Kjo javë mund të thuhet se është java e sukseseve të mëdha për Luanin. Në fushën e dashurisë kanë patur probleme me Shigjetar dhe Binjak, ndërsa është momenti më i mirë për të stabilizuar dashurinë.

Virgjëresha

Duhet të bëjnë kujdes në lidhje me çështjet e punës dhe të qëndrojnë larg grindjeve që mund të kenë ndikim shumë të madh tek humori i tyre. Ditën e hënë, të enjte dhe të shtunë ka ndikim të rëndësishme për ju të shenjës së Virgjëreshës. Mos u nxitoni për asgjë, sepse më pas mund të pendoheni! Në fushën e dashurisë, problemet që keni patur me Dash, Ujor dhe Bricjap do të keni mundësi t’i zgjidhni.

Peshorja

Pritet që të bëjnë dy takime shumë të rëndësishme që do të ndikojnë në karrierën e tyre. Ju të shenjës së Peshores do lëvizni nga puna dhe pritet të keni ndryshime të rëndësishme. Në sferën sentimentale jeni pak fajtorë, ndërsa lidhjet më të mira janë me Binjak, Virgjëreshë dhe Bricjap. Mos u nxitoni në fushën e dashurisë!

Akrepi

Për këtë javë Akrepi është shenja ideale në mendime, vendime apo ndryshime. Në fushën e karrierës do të nisni diçka të re, të cilën do e realizoni me sukses. Dita e diel është periudha më e mirë e mundëshme për të bërë bisedime të ndryshme për punën tuaj. Në fushën e dashurisë, lidhjet më të mira janë me Luan, Shigjetar dhe Peshk.

Shigjetari

Kanë patur shumë stres këtë javë në fushën e punës së tyre Shigjetarët. Vjen një moment tani që duhet të dëgjojnë zërin e shpirtit. Shigjetarët duhet të mendojnë me kokën e tyre, pasi kur janë vetja, çdo gjë e bëjnë më mirë. Ditët më të mira janë e marta, e enjtja dhe e shtuna. Në çështjet shpirtërore, lidhjet që kanë të bëjnë me Bricjap, Peshore dhe Dem duket se janë ideale.

Bricjapi

Ndryshimet më të mëdha këtë javë i ka Bricjapi, pasi janë ata që t’a ngrenë punën nga zero. Është një moment pozitiv realizimesh në çështjet e punës së tyre. Do përfitojnë të drejtën e tyre në një çështje që po prisnin. Në fushën shpirtërore, lidhjet më të mira janë me Dash, Gaforre dhe Peshore.

Ujori

Japin vullnet dhe shumë punë këtë javë, gjithashtu marrin vendime të rëndësishme në këtë javë. Nëse lënë këtë punë që kanë, e kanë gati punën tjetër. Lum ata që kanë Ujor në punë dhe mjerë ata që nuk i dinë vlerat. Duket se do të zgjidhet një çështje e së shkuarës, do të marrin disa para që i prisnin. Ditët më të mira janë e hëna, e mërkura dhe e premtja. Ujorët, muajit korrik mos i lënë asnjë sekondë pa i shfrytëzuar. Në anën shpirtërore janë pak fajtorë, sepse merren me fjalë. Shkojnë shumë me Ujor, Binjak dhe Dash.

Peshqit

Moto për Peshqit në këtë javë është: Më lër pak kohë, të të jap gjithë muajin. Peshqit ose bëhen drejtues ose e lënë fare. Përgjatë kësaj periudhe është momenti që të lulëzojnë me të drejtën dhe djersën e tyre. E kanë të mundur të realizojnë blerjen e një pasurie të paluajtshme. Në fushën shpirtërore lidhjet e forta të dashurisë janë me  Gaforre, Akrep dhe Ujor.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Në një dekadë Shqipëria “humbi” 300 mijë të rinj! Eksperti: S’ka meritokraci, nuk promovohen në punë

Në një dekadë Shqipëria “humbi” 300 mijë të rinj! Eksperti: S’ka meritokraci, nuk promovohen në punë