'Java e zgjidhjeve pozitive dhe mundësive të reja', ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sipas astrologut Jorgo Pulla…(VIDEO)

Astrologu Jorgo Pulla ka bërë parashikimin  e yjeve për javën 12-18 Dhjetor në “Rreze Dielli”. Ai thotë që edhe pse është muaj festiv, duhet të tregojmë kujdes.

“Ky muaj nuk do të iki pa i përfunduar vështirësitë sepse dhjetori me të vërtet është një muaj festiv por ndonjëherë na jep dhe atë shijen që ne nuk e duam.  Prandaj këtë periudhë duhet të jemi të vëmendshëm për gjithçka që ndodh” tha ai.

Parashikimi i Yjeve për secilën shenjë

Dashi

Këtë javë është mjaft pozitiv, dhjetëditëshi i dytë është mjaft i favorizuar në çështjet ekonomike. Dita e hënë dhe e enjte janë shumë të mira në lidhje me punën dhe karrierën  por duhet të tregojnë kujdes me anën shpirtërore dhjetëditëshi i parë dhe i tretë, një lidhje me Bricjap dhe Luan sepse mund të kenë disa probleme por që mund t’i zgjidhin këtë javë. Kjo është periudha më e mirë për të mbyllur disa çështje të vjetra. Vazhdimësia duket e mbarë, por duhet të kenë kujdes dhe të tregojnë vëmendje në marrëdhënie me Peshoren.

Demi

Kanë një ndikim shumë të mirë të shenjës së Demit në këtë periudhë, sidomos në çështjet e karrierës dhe shtatazanisë, ndërsa do të kenë edhe oferta pune shumë të mira. Tani është momenti juaj më i mirë. Ata që dëshirojnë të marrin një kredi, 10-ditëshi i tretë është mjaft i favorizuar ndërsa 10-ditëshi i parë dhe i dytë duhet të tregojë më shumë kujdes. Në çështjet shpirtërore ndikimet janë shumë pozitive, madje me Virgjëreshë dhe Peshk është perfektja, ndërsa vëmendje duhet t’I kushtojnë marrëdhënies me Ujorë.

Binjakët

Është periudhë shumë e mirë për ju por bëni kujdes nga ngacmimet e ndryshme si në fushën sentimentale dhe në karrierë. Por po gjeni veten, dhe është momenti që po rregulloni disa gabime të së shkuarës, është momenti ideal për të zgjidhur disa konflikte të vogla. Keni përgjithësisht ndikime shhumë të mira, si në karrierë dhe në anën shpirtërore. Lidhjet perfekte mund të jenë me Dash dhe Luan ndërsa vëmendje duhet të tregojnë me Virgjerëshë sepse mund të debatojnë për gjëra që nuk kanë vlerë.

Gaforrja

Keni një mundësi shumë të mirë tani në lidhje me një çështje pune, sidomos me jashtë. Gjatë kësaj jave do të keni tre gjëra kryesore, në lidhje me jashtë, kontrata pune do të jetë një fitore e madhe që do të nënshkruani tani. Me çështjet shpirtërore vëmendje duhet të tregojë me Dash dhe Akrep sidomos në komunikim ndërsa lidhje perfekte që shkojnë deri në martesë janë me Bricjap dhe me Dem të 10-ditëshit të dytë.

Luani

Fokusin më të madh do ta keni tek dashuria sepse është një kohë tani që kanë një ndikim shumë të mirë. Luan- Binjakë, Luan- Shigjetarë është lidhje në perfeksion dhe vazhdimësia është e mbarë. Në çështje që kanë të bëjnë me udhëtime, me çështje të kësaj natyre duhet pasur pak kujdes sepse mund të nxitojnë dhe mund të mos jetë ajo që prisni.

Virgjëresha

Kanë një periudhë shumë të mirë në vazhdimësi. Nga ky muaj Virgjërshat do të kenë mundësi të mëdha, mund të kenë një rritje në detyrë ose një ofertë të re pune. Mund të ndryshojnë komplet gjërat tuaja dhe është momenti pikërisht tani .Edhe pse kanë qenë të vështirë në ekonomi mirëpo tani ka ardhur momenti që stabilizohen. Në anën shpirtërore lidhjet me Ujorë kanë ndikime shumë pozitive, vëmendje duhet të tregojnë me binjakë dhe me Dash të 10-ditëshit të parë.

Peshorja

Java është shumë e mirë për ju, në fushën e punës, karrierës, marrjen e vendimeve të rëndësishme në kohën e duhur, në vendin e duhur. Do të mbyllni një çështje të madhe që keni pasur në lidhje me ekonominë tuaj, në lidhje me disa shitje problematike do ta zgjidhni tani. Në çështjet shpirtërore, lidhjet që kanë të bëjnë me Gaforre dhe Bricjap është idealja, vëmendje duhet të bëjnë me Dem.

Akrepi

Do të keni ndikime shumë të mëdha në këtë periudhë, por duhet të jeni të kujdesshëm në disa gjëra. Në fushën ekonomike duken mirë dhe të stabilizuar. Në çështjet shpirtërore lidhjet me Peshk dhe Luan janë perfekte.

Shigjetari

Keni ekonominë fokusin tuaj këtë periudhë dhe jeni shumë mirë sepse vazhdimësia duket e mbarë në anën financiare. Do arrini të merrni atë që doni. Në çështjet shpirtërore lidhjet që kanë të bëjnë me Luan, Dem dhe Ujorë  kanë mundësinë e rregullimeve sidomos nëse kanë pasur një ndarje. Një lidhje mund të kthehet në serioze sepse është momenti më i mirë.

Bricjapi

Kanë mundësinë e punës këtë periudhë, janë pak në dilemë për disa gjëra të tyre sidomos me punën dhe ekonominë.Po ashtu një çështje që lidhet me person të familjes, që kanë probleme mund ti stabilizoni tani. Sidomos të hënën, të mërkurën dhe të enjten janë ditë shumë të mira për ju të shenjës së Bricjapëve. Në anën shpirtërore lidhjet me Peshore dhe Dash është perfekte. 

Ujori

Keni mundësi shumë të mira në blerje këtë periudhë sidomos në ditët e premte, e shtune dhe e dielë. Në çështjet shpirtërore lidhjet me Akrep dhe Gaforre jane perfekte ndërsa kujdes duhet të tregojnë me Peshore të 10-ditëshit të dytë.

Peshqit

Bëni pak kujdes këtë javë, mund tju komunikohet një rritje në detyrë por mund të mos jetë si duket. Cëshjet shpirtërore që kanë të bëjnë me Shigjetarë, me Binjakë, është idealja ndërsa me Peshore dhe Luan është perfekte.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

‘Mashtrues je…’, fansat i përmendin Bes Kallakun gjatë koncertit, Xhensila Myrtezaj thumbon aktorin: Xhelozon ëëë? (VIDEO)

‘Mashtrues je…’, fansat i përmendin Bes Kallakun gjatë koncertit, Xhensila Myrtezaj thumbon aktorin: Xhelozon ëëë? (VIDEO)