Java e zhvillimeve të rëndësishme politike, nga presidenti i ri te Asambleja e PS

TIRANË- Java e parë e muajit maj duket se do të nisë me zhvillime të rëndësishme politike, që nga mesazhi që Volodomir Zelenski, presidenti i Ukrainës do të përcjell në parlamentin Shqiptar,  çështja e procedurave të zgjedhjes së presidentit e deri të punimet statusore brenda partive politike.

E marta e 3 Majit do të mbledhë deputetët në një seancë të posaçme parlamentare. Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky do të përcjellë nesër mesazhin e tij para ligjvënësve shqiptarë, nëpërmjet një video call. Seanca dedikuar luftës në Ukrainë dhe suportit ndaj saj ishte parashikuar të nisë rreth orës 11:00, por mësohet se ajo është shtyrë në orën 13:00. Burime thonë se Zelensky, pritet të informojë deputetët shqiptarë lidhur me situatën në Ukrainë dhe të shprehë mirënjohjen për mbështetjen e Shqipërisë. Që prej nisjes së konfliktit Rusi-Ukrainë, vendi ynë është rreshtuar krah vendeve anëtare të NATO-s dhe OKB në qëndrimin pro Ukrainës dhe sanksioneve ndaj Rusisë.

Mbledhja e parlamentit do të pasohet me zhvillime intensive politike në vend. Më 4 maj me propozim të socialistëve kryeparlamentarja Lindita Nikolla mbledh konferencën së kryetarëve për të përcaktuar kalendarin e punimeve për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. Grupi i punës i ngritur nga socialistët ka mbledhur propozimet e deputetëve për presidentin, ndërsa nëpërmjet një e-maili zyrtar edhe qytetarët po shprehin kandidaturat e tyre. Mazhoranca ka kryer konsultime me krerët e grupeve të tjera, përveç atij të Partisë Demokratike, për shkak të krizës së brendshme në parti.

Ndërkohë, më 7 maj socialistët mbledhin asamblenë për të zbatuar vendimet e miratuara në kongresin e 9 prillit. Ndryshimet kryesore iu referuan më së shumti një reformimi të brendshëm të partisë me ndryshimet statutore. Në këtë kuadër, nga data 1 maj e deri më 15 qershor do të zhvillohet procesi i rizgjedhjes së 61 kryetarëve të degëve.

B.K./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Du Du' dhurata për Krishtlindje e Xhensilës për vajzën e saj 

'Du Du' dhurata për Krishtlindje e Xhensilës për vajzën e saj