Nga Abu Dhabi, kryeministri Edi Rama foli për ambicien e Shqipërisë për të eksportuar energji të Gjelbër në Evropë. I pranishëm në panelin e Samitit të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm, Rama tha se nga viti 2028 Shqipëria fiton sovranitet të plotë në fushën energjetike, falë investimeve të rëndësishme në këtë drejtim.
“Kemi burime hidrike, 100% me energji të ripërtëritshme. Ne varemi nga nga humori i Allahut, kur qesh shumë ai kemi shi. kemi investu në energji diellore dhe të erës. 100% energji të gjelbër. Në fund 2028 do jemi sovranë, nuk blejmë më energji nga jashtë. Kemi bashkëpunim strategjik falë këtij vendi. Ambicia jonë që së bashkë me Emirate Arabe dhe Italinë të kemi një bashkëpunim, të mbërrijnë në 3 giga përmes kabllit ndërlidhës me Italinë t’i shërbejmë Evropës me energji të gjelbër. Projekti 1 miliard”, tha Rama.
Kreu i qeverisë u ndal edhe tek implementimi i Inteligjencës Artificiale edhe në prokurimet publike, në mënyrë që të shmanget sa më shumë dora e njeriut.
“Për shkak të probleme që i trashëguam për shërbimet, teknologjia na ndihmoi. 95% e shërbimeve tona ofrohet në internet. me AI, ne po e përdorim për transferimin e legjislacionit të BE-së. Vëllim i madh pune, ndërkohë që me AI po e bëjmë klëtë gjë shumë shpejt. Kemi një ministre të Inteligjencës artificiale. po punon për transferimin e korpusit ligjor të BE. Prokurime publike me AI, për ti hequr njerëzit nga procesi. Kemi ecur mirë”, tha Rama.
I pranishëm në panel ishte edhe kryeministri i Malit të Zi Milojko Spajiç, i cili foli për synimet e Podgoricës për të depërtuar në tregun italian.
Kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer batuat në panelin e përbashkët me homologun e Malit të Zi Milojko Spajiç në samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Rama tha se në rast dështimi të Bashkimit Evropian, Podgorica do të jetë Brukseli i ri.
“Në rast se larg qoftë BE do të dështojë, Brukseli i ri do të jetë Podgorica. Prandaj jemi kaq të ngushtë, për 500 mln njerëz Podgorica do të jetë kryeqyteti me Malin e Zi në qendër”, tha kryeministri Rama.
Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në panelin e Samitit të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm, një organizim i zhvilluar nën kujdesin e Presidentit Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan.
Rama u shpreh se në vendin tonë, 95% e shërbimeve publike ofrohen online.
Sipas kreut të qeverisë, inteligjenca artificiale po ndihmon në transformimin e legjislacionit të BE, teksa më parë, vendet duhet të kishin një ‘ushtri’ me përkthyes apo juristë.
Rama shtoi se “Diella”, ministrja e Inteligjencës Artificiale, do të bëjë prokurimet publike.
"E kemi nisur në fakt paksa nga ana e kundërt në përpjekje për të nxjerrë më të mirën nga teknologjia digjitale, për shkak të shumë problemeve që i trashëguam sa i takon ofrimeve të shërbimeve të mira të administratës, teknologjia digjitale na lejoi të ndryshonim tërësisht mënyrën sesi funksionon administrata përkundrejt qytetarëve. Prej disa vitesh tashmë 95% e shërbimeve tona ofrohen në internet, pra elektronikisht, i kemi mbyllur të gjitha zyrat e kontaktit të shërbimeve në vend, pra nuk ke më zyrë të shkosh, fizike, nuk ka radhë, nuk ka kohë të humbur. E merr shërbimin online qoftë në Shqipëri, qoftë jashtë Shqipërie.
Ndërkohë me inteligjencën artificiale ne po e përdorim pra atë për të gjithë procesin e transferimit të legjislacionit të BE në korpusin tonë ligjor sepse është në fakt po themi një pushtim në thonjëza sepse që të hysh në BE të duhet të miratosh çdo ligj, çdo rregullore në të njëjtën mënyrë. Për të gjitha vendet ky ka qenë një volum i jashtëzakonshëm pune, me përkthyes, me juristë, me hartues, me korrektor ndërkohë që me inteligjencën artificiale ne po e bëjmë këtë gjë shumë shpejt, në mënyrë shumë të saktë. Dhe po kështu kemi dhe një ministre të inteligjencës artificiale, jo për inteligjencën artificiale por të inteligjencës artificiale. Kemi një doktor Sultan, por është grua dhe është inteligjenca artificiale.
Ajo punon për shërbimet dhe po punon për transferimin e korpusit ligjor të BE dhe po punon për diçka që ne besojmë do të jetë diçka e fjalës së fundit që është prokurimi publik me inteligjencë artificiale, për t’i hequr njerëzit nga procesi dhe për të bërë që prokurimi të kryhet nga inteligjenca artificiale. Deri më tani kemi ecur mirë.", theksoi kryeministri.
Komente










O miko, ti thu fuqi energjitike per europen. Une skisha dje drita ne mes te Tirones ti thu fuqia...ehuuu
Përgjigju