Artizania ukrainase, Maryna Nakonechna jeton prej 2 muajsh në Shqipëri. Ajo ka zgjedhur "Javën e Europës" në Shkodër për të ekspozuar punimet tradicionale si dhe për të përcjellë mesazhin e paqes.
"Jam këtu duke u përpjekur të prezantoj kulturën ukrainase, sepse dua ti tregoj vendit dhe botes që ne duam të jetojmë në paqe. Ne këtu po tregojmë kulturën tonë dhe simbolet tona", tha ajo.
Maryna Nakonechna shpreh shqetësimin për familjen, që ndodhet në vatrën e luftës.
"Eshtë kaq e vështirë të jetoj pa familjen time, flas me ta ne telefon dhe kuptoj se çfarë po ndodh. Po shpresoj që shpejt të jemi bashkë", u shpreh Maryna
Stenda e saj u vizitua nga ambasadorët e disa prej shteteve europiane dhe kreu i delegacionit, Alexis Hupin i cili vuri theksin tek solidariteti.
"Fjalët e Ministrit Schuman ne deklaraten e 9 majit te vitit 1950, bazuar në paqe e solidaritet marrin më shumë kuptim dhe duhet të na bëjnë më të fortë në kohë krize", tha ai
"Java e Europës 2022" nisi në Shkodër me shfaqje artistike dhe panair për të vazhduar mandej në Vlorë. Aktivitetet përmbyllen më 9 Maj në Tiranë kur kremtohet dita e themelimit të BE-së.