Java Kulturore Franceze, Liqeni Artificial kthehet në skenë magjike teatri! Artistët francezë sërish performancë sot

Sipërfaqja e ujit të Liqenit Artificial u shndërrua në një skenë magjike nga artistët e francezë duke performuar një shfaqje të veçantë për publikun shqiptar të teatrit mbi ujë.

Një shëtitje me biçikletë apo makinë mbi ujë, një nënë që shëtit fëmijën me karrocë, lojërat surreale, surprizuan qytetarët që shijuan spektaklin dhe atmosferën e mahnitshme të krijuar nga shfaqja “Fous de Bassin”, e sjellë nga Ilotopie, trupa e mirënjohur e teatrit bashkëkohor në Francez në kuadër të Javës Kulturore të Francës.

“Kemi 20 vite që bëjnë këtë shou. Nga Japonia dhe kudo në botë Këtë shfaqje jemi të vetmit që e bëjmë”, tha një nga artistët.

15 artistë profesionistë nga Franca, përveçse aktorë, përgjatë kësaj shfaqje që përpara se të vinte në Shqipëri ka shëtitur mbarë botën, interpretojnë edhe akrobacira.

“Është hera e parë këtu dhe fatkeqësisht nuk mund të qëndrojmë pas shfaqjes, por do të kthehem prapë. Në fillim interpretojmë një performancë në rrugë, stil urban. Në performancë jemi 15 aktorë. Performojmë në ujë dhe përpiqemi të marrim energji nga uji”, tha një nga artistet.

Nuk munguan as shfaqjet piroteknike, karakteristikë e kësaj shfaqje. Për disa minuta me radhë fishekzjarrët gjallëruan liqenin.

Për 50 minuta publiku dhe fëmijët u gozhduan përreth digës dhe kodrave të Liqenit Artificial në kryeqytet.

Edhe këtë të enjte qytetarët kanë mundësinë të shijojnë këtë spektakël në kodrat e liqenit ndërsa një koncert me artistët më të njohur iu pret në 19 maj. Javët Kulturore Ndërkombëtare për 20 shtete nisën në 1 maj dhe do të sjellin në vendin tonë me mijëra aktivitete deri në Nëntor.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

1 milion lekë gjobë për protestuesit në Korçë, Spaho i kthehet Ballës:  Ata nuk i bëjnë kurrë ato lekë! Ministri: S’mund ta bllokojnë rrugën

1 milion lekë gjobë për protestuesit në Korçë, Spaho i kthehet Ballës:  Ata nuk i bëjnë kurrë ato lekë! Ministri: S’mund ta bllokojnë rrugën