“Një pjesë e madhe e dhunës që përjetojnë fëmijët në Shqipëri ndodh aty ku ata duhet të ndihen më të sigurt se kudo; në familje”. Nëpërmjet një fushate sensibilizuese, Organizata Ndërkombëtare World Vision në kuadër të javës ndërkombëtare të familjes thekson mesazhin kryesor se “Mbrojtja fillon në familje”.
Kjo javë, ka si qëllim të forcojë më shumë lidhjet mes pjesëtarëve të familjes, duke u dhënë më shumë mundësi fëmijëve e prindërve të kalojnë kohë me njëri-tjetrin.
Qindra fëmijë, prindër dhe mësues do të mund të takohen me njëri-tjetrin, duke vënë në skenë shfaqje të ndryshme, njëkohësisht duke prezantuar punime dore e konkurse të ndryshme në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Familjes nga 4 deri në 11 maj.
Gjatë kësaj jave do të ngrihen mesazhe të fuqishme shprese për rëndësinë e familjes, në të gjithë Shqipërinë.
“World Vision punon me 33 000 fëmijë në Shqipëri, më së shumti në fshatra dhe në lagjet periferike të qyteteve. Nga pyetësori që zhvilluam me 392 fëmijë të moshës 8 – 11 vjeç, në maj 2014 në Dibër, Shkodër, Kurbin, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Korçë, Librazhd, Vlorë, doli se 70% e tyre kishte përjetuar dhunë fizike nga një i rritur. Ky i fundit ishte shpesh prindi i tyre”, thotë drejtoresha e programeve në World Vision, Migena Shulla.
Ndërkaq, ajo shtoi se “në punën tonë të përditshme me fëmijët, shohim se një pjesë e madhe e dhunës trupore dhe emocionale që ata pësojnë, ndodh pikërisht aty ku ata duhet ta ndjejnë veten më të mbrojtur se kudo tjetër; në familje. Kjo javë, përmes dhjetëra aktiviteteve mes vetë fëmijëve e prindërve te tyre, do të shërbejë si një çast gjatë të cilit ata të kuptojnë më tepër rëndësinë që kanë për njëri-tjetrin. Dhe sigurisht, si një mundësi që të ndërtojne familje më të shëndetshme.
Sakaq, në kuadër të ndërgjesimit të qytetarëve, do të organizohen aktivitete të ndryshme brenda datave 4 -11 maj në fshatrat dhe periferitë e Tiranës, Durrësit, Dibrës, Shkodrës, Kurbinit, Lezhës, Korçës, Elbasanit, Vlorës dhe Librazhdit . /ATSH/
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com