Java vendimtare, 3 takimet që vendosin për Seria A (VIDEO)

4 maji data që klubet në Itali shpresojnë të rikthehen në stërvitje po afrohet me të gjithë aktorët sportivë dhe shoqëror që po përpiqen të jenë gati. Gjatë kësaj jave do të ketë tre takime shumë të rëndësishme për të kuptuar se kur mund të rifillojë Seria A. Së pari mbledhja mes Federatës dhe Komitetit teknik dhe mjekësor për të përcaktuar rregullat gjatë seancave stërvitore. Më pas UEFA do të përcaktojë se çfarë do bëhet me Champions e Europa League që me shumë mundësi do të luhen në gusht dhe së fundmi takimi mes Federatës në Itali, Ligave të futbollit, lojtarëve dhe arbitrave por sërish fjalën e fundit do ta ketë qeveria italiane.

Nesër do të këtë takim mes Komitetit teknik dhe shkencor për mënyrën se si do rikthehen skuadrat në stërvitje. Do ketë grumbullime super të blinduara. Ekipet duhet të qëndrojnë në hotel , do bëhen tampon dhe vizita mjekësore. Po të mërkurën është një takim mes UEFA-s dhe shoqatës së futbollistëve ku pritet të vendoset që vijimësia e kompeticioneve europiane të jetë me ndeshje teke në gusht. Dhe të enjten takimi në Federatën italiane mes ligave, futbollistëve dhe arbitrave. Por të paktën sa i përket Italisë të gjitha rezultatet e takimeve do të vihen më pas në tryezën e qeverisë dhe do të jenë Ministrat e Shëndetit dhe Sportit ata që në fund do të vendosin për rifillimin e Serisë A. Shpresa është një nisje e blinduar në fund të muajit maj.

Përgatiti Andi Kapxhiu

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë

Mos harroni çadrat! Reshje shiu dhe temperatura deri në 14 gradë