Javë dinamike, ndryshime dhe të papritura! Ja cilat shenja rrezikojnë vendin e punës/ Parashikimi i horoskopit 23-29 tetor nga astrologu Jorgo Pulla

Sipas astrologut Jorgo Pulla e fillojmë javën me lajme, me ndikime e favorizime, sidomos ditën e hënë, e martë dhe të mërkurë, janë ditë fantastike ku mund të nisim diçka me mendje të pastër, të kthjellët në gjërat që duam të bëjmë dhe është momenti dhe mundësia më e mirë e ndryshimeve, e vendimeve të mëdha që kemi e jo vetëm... Hëna në Ujor na ndihmon dhe na jep mundësinë në çdo aspekt. Nëse kemi patur ndonjë problem, apo ndonjë debat dhe duam të rregullojmë gjërat, është pikërisht kjo javë tepër pozitive, kryesisht favorite në marrjen e vendimeve dhe në zgjidhjen e problematikave të pazgjidhura më parë. Ujor, Virgjëreshë, Binjak - Kujdes, mund të ketë lëvizje dhe padrejtësi në fushën e punës! Nga mesi i javës deri në fund të saj duhet të jeni të kujdesshëm dhe të matur me fjalët, mendohuni mirë pastaj flisni. Kujdes nga debatet dhe grindjet! Kjo javë fillon me muajin e Akrepëve, që do të thotë se fillon një periudhë dinamike, me shumë ndryshime dhe të papritura.

Astrologu Jorgo Pulla më tej u ndal në parashikimin e detajuar për 12 shenjat e zodiakut për javën 23-29 tetor 2023.

Dashi

Ju të shenjës së Dashit nuk anashkaloni asgjë, meqënëse keni një çështje ekonomike të pazgjidhur mundohuni të bëni një bisedim apo takim ditën e martë. Keni të gjitha mundësitë për të zgjidhur gjithçka me qetësi dhe mençuri. Ata që janë në diasporë kanë mundësi shumë të mira për të stabilizuar çështje ekonomike financiare. Në çështjet shqirtërore duhet të jeni pak të kujdesshëm dhe vëmendshëm këtë javë. Në lidhje me fushën ekonomike financiare disa takime do të rezultojnë shumë fitim prurëse. Ndërsa sa i takon një dokumentacioni në çështjet e largëta do të keni mundësi që ta merrni deri në fund të javës. Në fushën shpirtërore është një periudhë e qetë, por kujdes mos dëgjoni shumë të tretët.

Demi

Duket se kjo periudhë vërtetë do të ndikojë në anën ekonomike financiare, me disa ndryshime shumë të mëdha që mund të keni në këtë aspekt. Ju do të ndikoheni shumë, sidomos me eklipsin hënor që ndodh në fund të javës, mundohuni që të jeni të kujdesshëm në lidhje me punën dhe pikërisht ditën e shtunë duhet të tregoheni shumë të vëmendshëm, pasi eklipsi që ndodh në shenjën tuaj do të thotë: kam mundësi dhe i jap rëndësi gjërave të mëdha dhe për ju është një anë shumë e mirë sepse do të zgjidhni një ngërç, një problem që keni patur dikur në lidhje me punën tuaj apo një çështje ligjore. Është momenti më ideal, më perfekt në punën dhe karrierën tuaj. Keni patur gjithashtu një problem përsa i përket pasurive të paluajtshme ku duket se pikërisht këtë problem do t'a zgjidhni tani, por gëzimi më i madh është për ju që jeni në diasporë, ka një ndikim shumë të madh në fushën e dokumentacionit pasi prisni diçka shumë të madhe në këtë javë. Është momenti i duhur në zhvillime të reja që lidhen me ekonominë dhe me dashurinë. Në lidhje më këtë të fundit është në të mirën tuaj që çdo gjë që bëni t'a shikoni në detaje.

Binjakët

Binjakët kanë mënyrën e formimit e ndryshimit në moment, pa u kuptuar, dhe arrijnë në finish si në punë ashtu dhe në role drejtuese. Është momenti i duhur për gjëra të mëdha, është një periudhë tani që vërtetë është në favorin tuaj, lidhet me ekonominë, lidhet me standarte që juve keni në çështje ekonomike financiare. Gjithashtu mund të ketë martesa të papritura për ju të shenjës së Binjakëve. Kujdes në disa gjëra që mund të ndikojnë në fushën e dashurisë, mirë është të ruani kontaktet, jeni shkëputur disi nga dashuria dhe kjo nuk është në të mirën tuaj. Kjo periudhë kërkon vullnet në anën e dashurisë dhe mundësi. Një problem i së shkuarës duket se përgjatë kësaj jave do t'i jepet zgjidhja. Çështje që lidhen me anën ekonomike financiare, çështje që lidhen me ndryshime apo me vendime shumë të rëndësishme që merren tani, do të rezultojnë tepër pozitive përgjatë kësaj jave ku nuk do të mungojnë favorizimet. Nëse keni në plan të nisni diçka të re bëjeni këtë javë dhe do të shikoni se çdo gjë do ju shkojë mbarë.

Gaforrja

Kanë një ndikim shumë të madh Gaforret në këtë periudhë, sidomos ato që janë në Amerikë që presin dokumente apo presin një punë të re, tani do t'i jepen mundësi për të arritur qëllimet e tyre. Mundësi shumë të mëdha kanë Gaforret në këtë javë nën ndikimin e guvernatorit tuaj. Hëna ju jep një mundësi sidomos ditën e shtunë ku kemi eklipsin, i cili ju ndihmon jashtë mase në fushën e karrierës, ju ndihmon në fushën e dashurisë sepse do kuptoni gabimin që është bërë nga ju por dhe nga partneri apo partnerja juaj dhe të dy palët do keni mundësinë të bini dakord. Ecni me instiktin tuaj dhe jo duke dëgjuar të tretët! Në çështjet ekonomike financiare edhe pse me pak vështirësi do t'ia dilni, ndaj nuk ka vend për t'u shqetësuar.

Luani

Luanët kanë mundësinë e ndryshimit të madh që do ndodhë në fushën e ekonomisë, do ndodhë në fushën e blerjeve. Fatlum do të jenë ata që merren me shit blerje, me exchange apo me udhëtime. Ju të shenjës së Luanit që jeni në vendet nordike apo në vende të ndryshme në Europë, keni shumë mundësi dhe shance të mira në fushën e dokumentacioneve. Një ëndërr e lenë në sirtar duket se përgjatë kësaj jave do të bëhet realitet. Është momenti i duhur për ndryshime dhe stabilizime ekonomike. Do të keni mundësi për të bërë disa ndryshime në fushën e biznesit apo të punës sepse eshtë një moment shumë i mirë dhe i mbarë në vazhdimësi. Gjithashtu është një javë perfekte në marrjen e vendimeve të rëndësishme në kohën dhe momentin e duhur, vendime të cilat nesër do të rezultojnë tepër fitimprurëse. Ndikimet janë aq pozitive sa çdo gjë do të arrihet shpejt dhe me sukses për ju të shenjës së Luanit. Në çështjet shpirtërore disa problematika të vogla që keni patur duket se do të marrin fund tani në këtë periudhë.

Virgjëresha

Disa probleme kalimtare në fakt duket se e kanë shqetësuar disi Virgjëreshën, por ndikimet sidomos në fushën ekonomike do të bëjnë të zgjidhin çdo problem që mund të kenë patur. Një takim do të rezultojë shumë pozitiv në këtë drejtim, do të jetë shumë i frutshëm sidomos në një blerje. Kjo kohë është periudha më e mirë për të planifikuar apo për të nisur diçka të re, pasi ndikimi i kësaj jave do të ketë një jetëgjatësi deri në marsin e vitit 2024. Ndikimet janë tepër pozitive në fushën financiare ku do t'ju jepen disa mundësi për të përfituar, prandaj tregohuni vigjilentë që të mos humbisni asnjë rast. Është një javë kjo, për të gjitha shenjat në fakt që do të nisin ndryshime rrënjësore në jetën e tyre. Pak kujdes tregoni në fushën e punës! Në çështjet shpirtërore pak kujdes nga grindjet! Njohjet e reja janë të favorizuara për Virgjëreshat.

Peshorja

Peshorja është një organizatore perfekte në fushën e biznesit, ajo di shumë mirë çfarë bën dhe çfarë kërkon. Duket se Peshorja është një hap para në atë çka ndodh. Ndikime shumë të mëdha do të kenë Peshoret si në fushën ekonomike- financiare ashtu dhe në atë ligjore. Për ju që jeni në diasporë është koha e duhur për të vepruar në lidhje me dokumentacionet. Ndërsa ju që jeni sipërmarrës, kujdes nga një dokument se mund të përballeni me ligjin fort, kontrolloni çdo gjë në detaje. Gjithashtu favorite janë ndikimet në çështjet e punës, në çështjet e biznesit ku disa ndryshime të vogla në dukje do të rezultojnë të mëdha për të ardhmen. Ky moment është momenti i duhur i stabilizimit, momenti i duhur i ndryshimeve ku gjërat do të marrin një rrugëtim të ri, i cili do të jetë pozitiv. Në fushën shpirtërore duket se do keni mundësi në gjetjen e zgjidhjeve të çdo problemi që mund të keni. Është një periudhë e mbarë për ju në fushën e dashurisë.

Akrepi

Shenja më e ndikuar e javës duke qenë se nga kjo javë nis dhe muaji i Akrepëve. Është një periudhë pozitive, por ku nuk do të mungojnë dhe vështirësitë. Kujdes, me blerjet! Ju të shenjës së Akrepit keni të gjitha mundësitë për të stabilizuar vetë, pa ndërhyrjet e të tjerëve çështje ekonomike financiare, por duhet të keni shumë kujdes me ligjin. Edhe pse ju jeni shumë të rregullt dhe korrekt në gjërat që bëni ndonjëherë një pakujdesi e vogël mund t'ju dëmtojë shumë. Mos besoni lehtë, kontrolloni çdo gjë dhe vetëm kështu do të arrini të keni suksesin e merituar. Kjo periudhë mund të nxjerrë në sipërfaqe gjëra që nuk duhen, prandaj jeni vigjilentë. Reflektoni në çdo hap që bëni dhe merrni! Është shumë e rëndësishme ajo çka nisni dhe ku do të shkoni. Mundohuni që në tre ditët e para të javës të mbyllni një problem që ju shqetëson, në këtë mënyrë do të ecni më të qetë dhe të sigurtë në rrugën tuaj. Në çështjet shpirtërore apo familjare do të merrni një gëzim shumë të madh.

Shigjetari

Për dy gjëra kryesore shquhen Shigjetarët: kanë influencën dhe kanë respektin e të gjithëve. Ndikimet në pozicionimin planetar janë tepër pozitive, në ekonomi do japin dhe do marrin duke qenë në epërsi me të tjerët. Intuita e Shigjetarëve në ekonomi është shumë e madhe, ndaj dhe financat janë fokusi i tyre më i madh. Një tjetër anë pozitive e Shigjetarëve - edhe pse janë impulsivë, nevrikosen dhe mërziten shpejt, ata nuk dinë të mbajnë inat. Ndikimet dhe mundësitë që do t'ju jepen këtë javë janë shumë të mëdha, do të përfitoni nga një takim që mund të bëni në lidhje me punën dhe ekonominë. Ndërsa sa i takon fushës së dashurisë duket se jeni pak fajtorë, e keni lënë pak pas dore anën shpirtërore, por nga ana tjetër pritshmëritë i keni të mëdha.

Bricjapi

Duket se kjo javë për Bricjapët është një javë me përfitime, me rezultate të shkëlqyera në fushën e ekonomisë. Keni në plan të ndryshoni dhe të merrni një kthesë të madhe në fushën e biznesit. Është koha më e mirë për të zgjidhur gjëra të mëdha në fushën ekonomike, në ndryshime dhe në vendime të mëdha që do të merrni tani e tutje. Është një kohë shumë e mirë sepse i përshtateni asaj që doni të bëni, ideale për vendimmarrje duke qenë një periudhë kthjelltësie dhe çdo gjë realizohet me sukses. Për ata që janë jashtë është gjithashtu një periudhë me ndikime tepër pozitive. Në tre ditët e para të javës është koha më e mirë për të nisur diçka të re, sidomos në fushën e punës dhe karrierës. Stabilizimi ekonomik duket i mbarë. Gjithashtu mundësi keni dhe në çështjet shpirtërore për harmoni fhe stabilizim në lidhjet me pengesa kryesisht. Bashkëpunimi do të jetë çelësi i suksesit në këtë drejtim.

Ujori

Është koha e ndryshimeve për Ujorët sidomos në familje, një njohje e ktheni në serioze madje mund t'a kaloni në fejesë direkt. Jeni në pritje të një shtatzanie, një pritje me padurim e cila duket se ka shance shumë të mëdha këtë javë, pasi do merrni një lajm të gëzueshëm. Keni një ndikim shumë të madh të Hënës dhe gjithashtu të eklipsit Hënor në Dem ku do të rrezatojë për Ujorët duke ju dhënë një mundësi shumë të mirë për të zgjidhur çdo paqartësi të errët apo çdo problematikë. Është koha dhe momenti i duhur për të vepruar, punën e sotme mos e lini për nesër është moto e kësaj jave për ju. Është një moment ku ju i keni të qarta idetë tuaja, ndaj nuk keni pse hezitoni, koha ka treguar se edhe fati është në anën tuaj. Vetëm pak kujdes dhe të vëmendshëm duhet të jeni në punën tuaj, pasi mund t’ju bëhet një padrejtësi. Në fushën shpirtërore një çështje problematike duket se do arrini t'a zgjidhni.

Peshqit

Për Peshqit mund të flasim shumë, pasi kanë shumë ndikime sidomos në anën financiare. Është gjithashtu një periudhë shumë e mirë dhe për ata që ndodhen jashtë në diasporë, të favorizuar në shumë çështje si dhe në udhëtime. Dita e hënë, e martë dhe e mërkurë janë ditë të shkëlqyera për përfitime. Në çështjet që kanë të bëjnë me anën ekonomike financiare disa ndikime do të jenë favorizuese në ndryshime dhe është pikërisht ky moment kaq i duhur për të bërë plane, pasi keni shance shumë të mëdha që të realizohen. Edhe pse keni patur disa gjëra jo ashtu si ju i prisnit, tani ka ardhur momenti për të korigjuar gabimet dhe për t'i dhënë ju drejtimin ashtu si dëshironi. Ndërsa në fushën shpirtërore nëse keni patur një problem apo keqkuptim zgjidheni këtë javë, dita e martë është dita më e favorizuar për ju të shenjës së Peshqëve.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?



×

Lajmi i fundit

‘Shtojzovallet’/ Për herë të parë në Lezhë festivali i Dancit, mbledh kërcimtarë të vegjël nga e gjithë Shqipëria dhe Kosova

‘Shtojzovallet’/ Për herë të parë në Lezhë festivali i Dancit, mbledh kërcimtarë të vegjël nga e gjithë Shqipëria dhe Kosova