FOTOLAJM/ Shteti kurban në godinën e re

FOTOLAJM/ Shteti kurban në godinën e re

Dy punëtorë duke kryer ritualin e kurbanit në godinën e re të një institucioni

Ndodh tek njerëzit, të cilët kur hedhin themelet e shtëpisë apo të një biznesi, që t’iu ecë mbarë duan të bëjnë patjetër gjak, domethënë kurban, një shpend, si gjel, pulë ose kafshë, qengj, dash, viç, etj.

Më ketë ritual, sa pagan aq dhe fetar, njeriu shpreson se koka apo gjaku i kurbanit do ta ruajë nga e keqja, nga e liga, apo nga rreziqet. Pra njeriu që kryen këtë veprim, pret të bekohet dhe t'i vijë e mira.

Si duket edhe në këtë foto, shkëputur në një video e shpërndarë në Facebook nga Ministria e Infrastrukturës, shfaqet një kurban në themelet e godinës së re të Drejtorisë Rajonale e Shërbimveve të Transportit Rrugor në Mat.

Dy burra, njeri që duhet të jetë pronari i dashit dhe tjetri punëtori i kantierit, mbajnë në dorë kafshën, të cilën më pas e therin. Me siguri, shteti që aspiron për t'u integruar në Evropë, ka nevojë për një bekim, të largojë rreziqet dhe të ligat me kokën e dashit.

G.MO/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shqiptari: 29/08/2023 10:51

    Turp te ju vij,zakone beduinesh,shpellarakesh arab,edhe ne institucionet e shtetit,cila Europ ka faj qe nuk na pranon,ne duhet te antaresohem ne Bashkimin Beduine mongol

    Përgjigju
  • Fabian: 29/08/2023 10:19

    Preteksti se gjasme te ec mbare po arsyeja e vertet eshte se do hajne mish dhe do pine raki. Turp bejni ne shpija keto pune mor kafsh.

    Përgjigju
  • Dori: 29/08/2023 07:26

    Cfar mund te presesh nga nje shtet si Albanistani? Dhe me bekimin e qeverise ne "fejsbuk" sic e quan Rama kur tall popullin.

    Përgjigju
    • Si saliu: 29/08/2023 08:54

      Që deshte 100 kokë dhie kurban për 100vjetorin e pavarsisë.

  • Scutari: 29/08/2023 05:41

    Kanë kopjuar Lulzim Bashën, kur fitoi bashkinë Tiranë bëri një dash kurban...

    Përgjigju
  • Kafshë Afganistani: 29/08/2023 05:05

    Mjerë ajo që po e bëjnë kurban nga injoranca e tyre.

    Përgjigju
  • Iris: 29/08/2023 01:36

    Injorance! Me vjen keq per kafshen e gjore!

    Përgjigju
  • Guti: 28/08/2023 22:17

    Farë turku ne shtepin e Skenderbeut!

    Përgjigju
    • Or tej: 29/08/2023 00:16

      Na palluan 5 shekuj or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë