Në rubrikën "Parashikimi i Yjeve" në Rreze Dielli në Report Tv, numerologia dhe astrologia Liza Gjika bëri një analizë të detajuar për javën e tretë të këtij muaji, 13-19 tetor, për 12-të shenjat e zodiakut. Sipas Gjikës, kjo javë do të ketë ndikime të forta planetare dhe pa frikë mund të cilësohet si një javë plot mundësi, por ku kërkohet vëmendje. "Kemi një periudhë me Peshoren që është në balancë, jemi në zonën e saj që ndikon tek të gjitha shenjat, kjo periudhë në fakt jep një sharm për të ndarë të mirën dhe të keqen dhe për të kuptuar çfarë kemi bërë mirë dhe keq në jetën tonë. Është një javë disi tinëzare, është një periudhë kompensimi, nëse keni bërë mirë do shpërbleheni, nese jo kujdes, prisni pasojat!", paralajmëron Gjika, duke vijuar me parashikimin e detajuar të yjeve për të gjitha shenjat e zodiakut.

Dashi

Është me emocione të forta në programet e tij, i është futur një pune me vrull. Ata që kanë ndryshuar rrjedhën e jetës kanë pak presion si në karrierë ashtu edhe në familje. Dashët që janë tek muaji Mars, kanë pak probleme ekonomike, mund të keni konflikte në familje me partnerët ose me rrethin e ngushtë familjar. Problemi ekonomik mund të nxjerrë nga vetja zemërim të madh. Kujdes se mund t’i vrisni të tjerët nga reagimi juaj, merrreni më me qetësi për t’ja dalë mbanë! Keni aftësi t’i kaloni gjërat, por brenda do thyeni pak. Kujdes në sektorin sentimental, sepse mund të përballeni me partnerin dhe të keni grindje, sidomos ekonomike.  Nga ana e shëndetit kini kujdes, mund të keni probleme me dhimbjet e kokës.  

Demi

Demit i ndryshon rrjedha e jetës, me dhurata, një trashëgimi, ose një gjyq shumë i vonuar. Eshtë periudhë shpërblimi për Demin. Nga shëndeti kini kujdes me grykët,  është një problem i Demit ky. Nëse një Dem bashkëjeton apo jeton me një partner për kohë të gjatë me shenjat e tokës do ketë shumë probleme të mëdha, që do jenë të pazgjidhshme për një kohë të gjatë. Kujdes dhe me ekonominë, duhet të tregoheni të matur për të parë më afatgjatë. Ana sentimentale do jetë e rregullt pavarësisht se keni kaluar disa momente të ngurta, por gjithçka do të sheshohet me kohën.

Binjakët

Do jenë në pozicione të mira, keni qënë duke kërkuar gjera të reja, pak kujdes me mënyrat e përgjigjeve, por nëse keni kërkuar për biseda pune do t’ju eci mbarë. Raportet brenda në shtëpi do të jenë të bukura, por kujdes, mos nxitoni se mund t’i prishni. Mund të zemërohen disa pjesëtarë të familjes, ndaj merrini shtruar gjërat, përdorni fjalët e bukura, udhëhiquni nga Mërkuri, planeti juaj i komunikimit.

Gaforrja

Jeni futur në një periudhë ndjeshmërie të jashtëzakonshme. Jetoni raporte shumë të ngrohta me familjarët, ndërsa jashtë jeni si një fasadë, që Gaforrja nuk e ka të natyrshme, një fasadë e çeliktë dhe pak e mërzitur për gjëra që nuk kanë shkuar mirë. Erdhi momenti që do merrni një faqe tjetër. Ana sentimentale shumë e ngrohtë, bëheni pishman për fjalët e papërshtatshme, por ka afrimitet dhe ngrohtësi të madhe. Keni kaluar atë fazën e lëkundjes dhe presionin e madh për ndryshimet e reja. 

Luani

Jeni pak kryeneç në këtë periudhë, duket se e keni marrë me shumë vrull. Kujdes jeni bërë pak dembelë, duhet të çoheni pasi jeni në pozicion të mirë për të shtyrë varkën, keni mundësi të mëdha. Edhe ana sentimentale duket e favorshme, një lidhje e zvarritur ose e vonuar do rregullohet, do i jepni më ngjyrë dhe shpresa partnerit.

Virgjëresha

Si gjithmonë janë mirë me kapërcim të sigurtë për atë që do të bëjë. Kemi dhe fusha të reja dhe hatërmbetje të mëdha, por kjo do ju japë kurajo, forcë, guxim dhe do veproni më fuqishëm. Do ecni më fortë si për inat! Kemi një pjesë tjetër në anën e raportit në çift ku ka probleme dhe kundërshti të forta, duhet të uleni e të sqaroheni, mos anashkaloni fjalët që i thoni dhe ‘fluturoni’. Në këtë javë jeni dinamikë pavarësisht pengesave!

Peshorja

Venusi ju jep më shumë sharm dhe dritë për t’i ndarë gjërat. Keni dy armë në dorë, por aq sa e mirë je aq e rrezikshme bëheni. Eshtë një periudhë ku jeni shumë të dashur për shoqërinë, me ngjyra të bukura, jeni të veçantë me një fushë magnetike të fortë. Përdorini mirë të dy shportat tuaja që keni në dorë. Në fushën shpirtërore do ketë fejesa, martesa si dhe udhëtime.

Akrepi

Akrepi është dinamik, por i mbyllur në vetvete. Megjithatë kujdes nga shpërthimet e tij në momente të caktuara dhe mos i besoni sekrete, sepse nga inati jau nxjerr. Por nga ana tjetër Akrepët janë shumë të mirë, janë familjarë e duan shumë familjen, do keni punëra të reja, shumë oferta. Ata që merren me arte dhe sport do të favorizohen shumë, do marrin përgjigje shumë të mira, shumë mund të bëhen të famshëm. Numri 10 ose 5 do dalin në dritë si në anën ekonomike apo edhe në rrugën e suksesit.

Shigjetarët

Janë mirë, gjithmonë janë mire Shigjetarët, sepse i kapërcejnë të gjitha vështirësitë. I kapërcejnë me mjeshtëri dhe durim të madh. Gjeja më e keqe e tyre është në raport sepse duan të komandojnë. Sa i takon fushës sentimentale pritet një javë e qetë pa shumë zhvillime.

Bricjapi

Jeni mirë me pozicione dhe keni udhërrëfyes të mirë. Nëse jeni në pritje për diçka do merrni përgjigje pozitive, do rregulloheni dhe do shkëlqeni. Jeni të dashur dhe shumë punëtorë, për ju ka pozicione të mira pavarësisht se ndjeni pak pasiguri nga trysnia që sjell rënia e Hënës. Mos u trembni për gjërat e reja që po vijnë!

Ujori

Do ju plotësohen disa dëshira shumë të mëdha, një bashkim familjar, disa gjyqe të zvarritura do mbyllen, do të merrni para, pra në dorën tuaj do vijë një shumë, kjo periudhë do ju japë stabilitet. Disa Ujorë pritet që të bëhen gjyshër për herë të parë ose që të bëhen baballarë për herë të parë. Është një periudhë shumë e mirë për ju!

Peshqit

Keni qënë pak të çoroditur, por do merrni timonin në duar, do stabilizoheni disi. Nëse keni pasur diskutime në familje do drejtoni timonin dhe do ecni bukur, pavarësisht lotëve. Keni favore në pozicionet e punës! Ata që merren me arte do shkëlqejnë. Do keni famë, ngritje në detyrë. Ky është një vit që do shënjojë tek ju gjëra të bukura.