Kombëtaren e futbollit dhe Sylvinhon nuk e lidh më asgjë, të paktën me letra, pasi ana emocionale do jetë gjithmonë mes tyre, me trajnerin brazilian që e drejtoi ekipin për një vit e gjysmë dhe e dërgoi në Euro 2024 në Gjermani.
Tanimë kontrata e 50-vjeçarit me FSHF-në ka skaduar dhe institucioni i futbollit duhet ta provojë sërish për të bindur trajnerin. Euro 2024 dhe puna e mirë me Shqipërinë kanë qenë një vitrinë më shumë se vezulluese për Sylvinhon, që ka disa oferta dhe Evropa dhe jo vetëm, për të drejtuar disa klube.
Kjo javë do jetë deçizive për FSHF-në dhe Sylvinhon, pasi siç u konfirmua edhe nga Armand Duka, trajneri ishte disa ditë me pushime dhe vetëm këto ditë do vendosen pikat mbi "i".
FSHF, për hir të së vërtetës i ka paraqitur kontratën e re trajnerit që në janarin e këtij viti, ndërsa duket se ofertat më të larta ekonomike nga klube të ndryshme kanë lëkundur ish-mbrojtësin e Arsenalit, Barçës apo edhe Brazilit.
Kjo javë nuk do jetë e nxehtë vetëm sa i takon motit, por edhe në zyrat e FSHF-së do ketë tension deri në një marrëveshje ose jo me trajnerin. Interesi nga tifozët është i madh, kjo pasi paraqitjet e mira të Kombëtares dhe loja e propozuar nga trajneri kanë bërë që për Sylvinhon simpatia në më pak se dy vite në vendin tonë të shtohet.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
51.7%
-
Jo
44.8%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 5104
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kategoria e Parë/ Kukësi rrezikon mbijetesën, Besa fiton 2-1! Të hënën dy sfidat e fundit
16 Shkurt, 15:48
-
Egnatia - Partizani dhe Dinamo - Vllaznia, raundi i 25-të i Superligës në dy ditë! Agjenda dhe fjala e trajnerëve
14 Shkurt, 09:54
-
Rival me Roberto Mancinin, trajnerin Sylvinho e kërkojnë në vendlindje! Presidenti flet me video-telefonatë
13 Shkurt, 15:12
-
VIDEO/ Anis Mehmeti në superformë, shënon dopietë dhe thyen rekordin personal! 'Sms' Sylvinhos
13 Shkurt, 09:46
-
Lufta në Ukrainë, UEFA sposton ndeshjen në 'Elbasan Arena'
12 Shkurt, 10:18
-
I lindur në Francë dhe pjesë e Mainz, Sylvinho bën gati afrimin e ri në Kombëtare
12 Shkurt, 08:53
-
Vora dhe Flamurtari në garë për titullin kampion, përcaktohet kalendari i fazës së tretë në Kategorinë e Parë
11 Shkurt, 14:41
-
Renditja/ Superliga mbyll raundin e 24-t, Laçi 'zhyt' Skënderbeun! Dinamo harron të fitojë, 0-0 në Durrës
10 Shkurt, 19:16
-
Dhuna në derbin e kryeqytetit, FSHF: Përgjegjëse policia, s'është hera e parë që nuk bashkëpunojnë! Mund të pezullojmë garat
10 Shkurt, 18:36
-
Euro 2027, ‘The Guardian': Serbia dhe Shqipëria lënë pas ‘ndeshjen e dronit’, por tensionet ende ziejnë
10 Shkurt, 16:37
-
Tiranë/ Sherri në derbin e kryeqytetit, nën hetim Sekretari i Përgjithshëm i Partizanit dhe delegati i FSHF-së! 3 tifozë të arrestuar dhe 5 nën akuzë (EMRAT)
10 Shkurt, 09:12
-
Partizani dhe Tirana barazojnë 1-1! Derbi nisi me sherr në tribuna dhe u mbyll me dhunë e shtatë kartona të kuq në fushë! Fitojnë Egnatia e Vllaznia, dorëhiqet Nevil Dede
9 Shkurt, 19:01
Une them te iki e te marre me vete edhe Duken
PërgjigjuMarrim Shakohoxhen, te ike !
Përgjigju