Javier Tebas zbulon kontratën e Kylian Mbappe me Real Madridin

Javier Tebas zbulon kontratën e Kylian Mbappe me Real Madridin

Kylian Mbappe dhe Javier Tebas

Kreu i La Ligas, Javier Tebas ka dekonspiruar të ardhmen e Kylian Mbappe, duke konfirmuar se anësori francez ka firmosur për pesë vite me Real Madridin.

Në një intervistë të fundit për Ole, Tebas ka konfirmuar kalimin e Kylian Mbappe te Real Madrid, ku ai me sa duket do të ketë një kontratë pesë vjeçare. Edhe pse kalimi nga Paris Saint Germain te 'Los Blancos' është pritur prej kohësh, ende nuk është shpallur zyrtarisht.

Edhe pse është presidenti i La Ligas, Tebas nuk ka të drejtë të ndajë detaje për gjërat që mund të dijë, teksa është kritikuar nga mediet, duke mos munguar as një telefonatë ankese nga klubi madrilen.

Më pas, Tebas foli për finalen e Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Borussia Dortmundit.

“Epikja është diçka që mund të thuhet se jeton brenda Real Madridit. Çdo sezon ndodh e njëjta gjë. Ndonjëherë ata nuk marrin gjithçka, por shumicën e kohës fitojnë dhe kjo të bën të kuptosh vlerën e La Liga-s.

Një garë e madhe nuk ka të bëjë vetëm me lojtarët e mëdhenj, duhet t’i bësh vetes më shumë pyetje. Nuk do të kesh kurrë një konkurrencë të madhe pa të rinj të talentuar si Pedri, Gavi, Yamal…”, tha ai.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni urdhrin për heqjen e pushimeve verore për policët?



×

Lajmi i fundit

SHBA, numri i faqeve me lajme të rreme në internet, më shumë se faqet e mediave legjitime

SHBA, numri i faqeve me lajme të rreme në internet, më shumë se faqet e mediave legjitime