Nuk munguan as batutat në "Repolitix" ku për më shumë se dy orë, kryeministri Edi Rama u përball me gazetarët Artan Hoxha, Muhamed Veliu dhe Nikollë Lesi. Ishte ky i fundit që 'ngacmoi' kreun e qeverisë, por edhe përgjigja e kryeministrit nuk mungoi po përmes batutës.
Batutat e Ramës me Nikollë Lesin
Nikollë Lesi: Ti je kryeministër, unë jam lojtar i vjetër.
Edi Rama: Je i vjetër dhe i lodhur. Me atë “Kohën tonë”?
Nikollë Lesi: Kam informacion, do të të rrethojnë zyrën, do të ngjiten para zgjedhjeve, më vjen keq se do ikësh si Fatos Nano. Bëre keq që the “i lodhur”. E kam provuar me Berishën dhe Nanon…
Edi Rama: S’je i lodhur nga unë, ti je i lodhur nga jeta…
Nikollë Lesi: Uroj të mos vishesh si Fatos Nano kur iku në Maqedoni…
Edi Rama: Fillove me këto tani?
Lajmi kryesor: