-
Rama në Repolitix, rekord audience, Report Tv lë pas televizionet kombëtare
Debati i fortë, me tematikat e aktualitetit por edhe batutat pafund mes kryeministrit Edi Rama dhe Nikoll Lesit në Repolitix prodhojnë një audiencë maksimale për Report TV. Sipas Telemetrix e vetmja kompani e matjes së shikueshmërisë e rendit Report TV me emisionin Repolitix të parin duke lënë pas jo vetëm televizionet informative në vend, por edhe ato kombëtare si TV Klan, Top-Channel dhe Vizion+.
14 Nëntor 2018, 14:06 -
Vrasjet kriminale në vend, Rama: Hënkshin kokat e njëri-tjetrit, janë të lutur ta bëjnë
Kreu i qeverisë theksoi se vrasjet e fundit janë produkt i përplasjeve mes grupeve kriminale, për të cilët preferoi të përdorë një zhargon popullor kur u shpreh: "le të hanë kokat e njëri-tjetrit".
13 Nëntor 2018, 21:46 -
Tahiri i pafajshëm në Itali, Rama: Prova pse vendimi i PS ishte i drejtë, donin ta arrestonin në bazë të llafeve të kriminelëve
Rama tha se sfidë për Tahirin është që ta çojë procesin deri në fund, ndërsa theksoi se në Shqipëri tentuan ta arresojnë kur nuk kishte një akuzë ndaj tij.
13 Nëntor 2018, 21:35 -
Rama në 'Repolitix': Lleshaj do dekretohet, Meta të mos bëhet viktimë e opozitës
Kreu i qeverisë Edi Rama komentoi në "Repolitix" përballë gazetarëve Artan Hoxha, Nikollë Lesi dhe Muhamed Veliu, mosdekretimi nga presidenti Ilir Meta të propozimit të tij për të emëruar Gjeneral Sandër Lleshajn ministër të Brendshëm. Rama u shpreh i bindur se Meta do ta dekretojë ministrin e ri pas ridërgimit të propozimit. Rama foli edhe për ngjarjen e Bularatit, shpalljen non-grata të 52 ekstremistëve grekë, por edhe të tjera cështje që mbajnë aktualisht ndezur debatin politik në vend.
13 Nëntor 2018, 20:46