Je ‘overthinker’, mendoni shumë gjatë gjithë kohës? Ja disa këshilla që jep psikoterapistja Fleura Shkëmbi

E ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte psikoterapistja e njohur Fleura Shkëmbi, e cila foli për procesin e “overthinker” apo të “mbimendimit”, si dhe disa këshilla praktike për t’a shmangur.

”Si fillim, nuk ka një fjalë shqip për termin overthinker, por është një mbimendim apo ngecje në një ide, pa patur mundësi që të dalësh” tha Fleura, duke shtuar se krahasimi është sikur të ketë ngecur makina në një vend me baltë, pa patur mundësi që të dalësh dot nga aty.

”Para disa kohësh pata një eksperiencë personale me dikë që kisha një takim pune në orë dhe vend të përcaktuar, por as nuk erdhi në orar dhe as u përgjigj më në telefon. Në një situatë të tillë harxhohet energji për të menduar çfarë pati pala tjetër dhe lehtë mund të kaloja në overthinker” shtoi Fleura, duke theksuar se mbimendimi mund të të prish paqen e brendshme dhe të dëmtojë cilësinë e jetës së personit që e vret shumë mendjen për gjëra që pala tjetër as që i mendon.

”Shumica e njerëzve overthinker nuk kërkojnë ndihmë, por justifikohen se mund të kenë natyrën, gjë që është pjesërisht e vërtetë, pasi nëse ke një asistencë psikologjike të mirë, mund të dalësh nga ai rreth” theksoi Fleura.

”Zakonisht një overthinker ia vë fajin vetes dhe nuk fajëson të tjerët” tha ajo. Më pas Flerua tregoi dhe një histori personale të kohës kur ishte kthyer nga Anglia në Shqipëri dhe kishte kaluar një moment paqartësie dhe mbimendimi, por falë një mikeshe të nënës së saj që e kishte këshilluar, Fleura mundi të dilte nga ajo situatë paqartësie me veten. Në fund Fleura dha disa këshilla praktike sesi të evitohet mesa mundet procesi i overthinker.

”Së pari, duhet të vendosni kufinj fizik, emocional, financiar me njerëzit që ju shkaktojnë mbimendim, së dyti, vlerësoni njerëzit që ju japin qetësi emocionale, së treti vlerësoni njerëzit që ju dëgjojnë pa ju gjykuar dhe në fund, duhet patjetër të keni distanca me njerëzit me energji negative” shtoi Fleura në studion e Rreze Dielli.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës