Të gjithëve na pëlqen rregulli në qytet, por shpesh herë këtë përgjegjësi ia kërkojmë vetëm autoriteteve. A duhet të nisë kjo edhe nga vetë ne?! E tillë është edhe detyra që subjektet e ndryshme tregtare në Bashkinë Tiranë kanë, kur flitet për menaxhimin e duhur të mbetjeve që krijohen gjatë ushtrimit të aktivitetit të tyre ditor.
Një shembull janë kartonët e produkteve të ndryshme ushqimore ose jo. Duke i sistemuar këto mbetje në kosha të veçantë brenda subjektit jo vetëm që nuk tejmbushjen kontejnerët publikë siç shpesh shohim, por edhe qyteti ka më shumë rregull.
Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit, pjesë e Bashkisë Tiranë, krahas kontrollit ditor që bën ndaj subjekteve tregtare lidhur me ndotjen, po zhvillon edhe një fushatë ndërgjegjësimi pikërisht për vendosjen e koshave të posaçëm nga vetë tregtarët.
Autoriteti lokal shprehet se, një sërë subjektesh i janë përgjigjur pozitivisht kësaj thirrje, duke vendosur kosha të dedikuar dhe menaxhuar kështu më mirë mbetjet që prodhojnë çdo ditë.
Fushata ka si qëllim të edukojë tregtarët me mundësitë që ata kanë për të qenë mos ndotësit e parë të qytetit dhe se ndëshkimi me masë administrative nuk është e vetmja zgjidhje. Jo vetëm kaq, por nisma ndërgjegjësuese e Agjencisë së Mbrojtjes së Konsumatorit i vjen në ndihmë edhe drejtorive të tjera të pastrimit të qytetit, duke e bërë më të lehtë punën për ta.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?
-
Po
70.1%
-
Jo
19.2%
-
Ndoshta
10.7%
Vota total: 866
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes, AMP vë në pranga policin 55 vjeçar
22 Korrik, 16:22
-
Punimet për ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranë, pamjet me dron! Rama: Krijon akses me çdo portë hyrëse dhe dalëse në kryeqytet
22 Korrik, 10:45
-
Kapet hajduti 'serial' i biçikletave, 44-vjeçari u zbulua nga kamerat e sigurisë
21 Korrik, 10:02
-
I droguar në timon, shoferi i Benzit përfundon tek dy biznese në Tiranë! Vihet në pranga
20 Korrik, 19:37
-
Denoncimet nga Onkologjiku: S’ka ilaçe, po i blejmë shtrenjtë në farmaci! Në spital pa kondicioner, plas derri, jo robi!
20 Korrik, 15:06
-
Bashkia e Tiranës, 3 bursa për studentët në Kolegjin e Europës, Veliaj: Investim që do ia rikthejnë qytetit me dijen e tyre
20 Korrik, 13:46
-
U dhunua brutalisht nga bashkëjetuesi i vajzës me të cilën fliste në Instagram, ndërron jetë në spital 42 vjeçari nga Bilishti
19 Korrik, 18:41
-
Veliaj: Kamza dhe Tirana do të lidhen me disa ura të reja, do të jetë aksi më i madh ekonomik
19 Korrik, 17:08
-
U arrestuan nga 'Plumbi i Artë', GJKKO dënon me burg Agron Qafën dhe Florenc Çekrezin
19 Korrik, 16:08
-
Shëngjin/ I kërkuar për trafikun e 110 kg kokainë, arrestohet 39-vjeçari me qëllim ekstradimin në Itali
19 Korrik, 13:37
-
'Mikrokreditë', sekuestrohen shoqëritë 'Micro Credit Albania' dhe 'Final'! Prokuroria: Krijuan skema mashtrimi për t'u zhvatur miliona euro qytetarëve
19 Korrik, 12:03
-
Tiranë/ Trafikonte kanabis dhe kërpudha narkotike, në pranga 32-vjeçari amerikan
19 Korrik, 11:45