Elon Musk është bërë njeriu më i pasur në botë, duke kaluar në këtë renditje themeluesin e Amazon, Jeff Bezos, me 3 miliardë dollarë më shumë pasuri.
Ndryshimi ka ndodhur pasi aksionet e kompanisë së Musk, Tesla, u rritën me 5% të enjten, duke e çuar pasurinë e tij totalë në 190 miliardë dollarë. Ndërsa aksionet e Amazon u rritën me vetëm 2% duke bërë që pasuria e Bezos të arrijë në 187 miliardë dollarë.
Indeksi i më të pasurve të botës i Bloomberg e konfirmoi ndryshimin në renditje. Në vend të tretë është Bill Gates, me një pasuri prej 132 miliardë dollarësh.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
Sipas përllogaritjeve të Forbes, Musk dhe Bezos janë 18 miliardë dollarë larg njëri-tjetri.
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)