Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, mori dhurata të pazakonta nga vizita e tij në Rusi, që ka alarmuar Perëndimin për potencialin për bashkëpunim ushtarak midis Moskës dhe Phenianit.
Pasi përfundoi vizitën e tij në Rusi këtë të diele, lideri i Koresë mori si dhuratë jelek antiplumb dhe dronë nga Rusia.
Në vizitën 6-ditore, Kim Jong Un mbajti takime me homologun e tij rus, Vladimir Putin, duke rritur mundësinë që Koreja e Veriut të furnizojë Rusinë me armatime, në kuadër të luftës në Ukrainë.
“Udhëtimi shënoi një kulmim të ri miqësie, solidariteti dhe bashkëpunimi që po nis në historinë e zhvillimit të marrëdhënieve midis Koresë së Veriut dhe Rusisë”, tha agjencia shtetërore e lajmeve e Koresë së Veriut.
Kim dhe Putin u takuan të mërkurën dhe ranë dakord që Koreja e Veriut të ndihmojë me municione Rusinë, teksa kjo e fundit do të dërgojë ushqime dhe teknologji për programin bërthamor të Penianit.
Më herët, kreu i Kremlinit pranoi dhe ftesën e Kim Jong Un për të vizituar Korenë e Veriut, vizitë që mendohet se do të realizohet shumë shpejt.
Kim u prit ngrohtësisht nga Putin në qendrën hapësinore Vostochny në lindjen e largët të Rusisë. Pamjet e medias shtetërore ruse treguan dy liderët duke buzëqeshur ndërsa shtrëngonin duart, përpara se Putin ta shoqëronte personalisht Kim rreth qendrës hapësinore.
M.T/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
26 Shkurt, 21:54
Rama shkarkon Ballukun dhe bën 7 ndryshime në qeveri, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
69.9%
-
Të gabuar
13%
-
Nuk kam mendim
17.1%
Vota total: 2310
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pse Putini po bëhet gjithnjë e më popullor në Serbi?
26 Shkurt, 17:02
-
Korea e Veriut/ Sinjalet e Kim Jong Un për vajzën: E njëjta pallto e zezë prej lëkure (dhe një propozim për SHBA-në) Një ‘kurorëzim’?
26 Shkurt, 16:14
-
Demush Shasha: Përvjetori i paaftësisë ruse
26 Shkurt, 16:12
-
Kremlini shuan shpresat e Steve Witkoff për një takim Putin-Zelensky së shpejti: Duhet të zhvillohet në fazën përfundimtare të bisedimeve
26 Shkurt, 07:49
-
Sulm masiv në Kiev, sot bisedime SHBA-Ukrainë në Gjenevë për marrëveshje të re
26 Shkurt, 07:37
-
Trump bisedë telefonike me Zelenskyn, Presidenti i Ukrainës zbardh detaje: Shpresojmë për negociata në nivel udhëheqësish me Rusinë
25 Shkurt, 21:45
-
Kryeministri i Norvergjisë vizitë në Kiev, takim me Presidentin Zelensky! Stoere: Mbështetje ushtarake me vlerë rreth 6 miliardë paund për Ukrainën
25 Shkurt, 18:27
-
Veton Surroi: Katër mësime prej katër viteve të agresionit rus
25 Shkurt, 15:57
-
Negociatat/ SHBA-Ukrainë pritet të takohen nesër në Gjenevë
25 Shkurt, 14:52
-
BE: Putini po humbet, ne do t’i kapërcejmë vetot e kryeministrit hungarez
25 Shkurt, 07:52
-
'Po vdesin 25 mijë ushtarë çdo muaj', Trump: Po punojmë shumë për t'i dhënë fund luftës mes Rusisë dhe Ukrainës
25 Shkurt, 07:49
-
'Putini gënjen'! Britania e Madhe hedh poshtë pretendimet e Rusisë se po furnizon Ukrainën me armë bërthamore
24 Shkurt, 19:08