Trazirat e 'jelekverdhëve', ministri francez: Shkaktuan katastrofë ekonomike

Trazirat e 'jelekverdhëve', ministri francez: Shkaktuan katastrofë ekonomike

Foto nga protesta e 'jelekverdhëve' në Paris

FRANCE - Ministri francez i financave, Bruno Le Maire, është shprehur se protestat e "jelekverdhëve" kanë qenë "një fatkeqësi" për ekonominë franceze.

Në katër fundjavat  e fundit, francezët kanë protestuar kundër taksave të karburantit dhe kostos së lartë të jetesës. Rreth 125,000 protestues dolën të shtunën rrugëve të Parisit, ku 1700 prej tyre u arrestuan nga policia.

Disa vende turistike, duke përfshirë Kullën Eifel dhe Muzeun e Luvrit, qëndruan të mbyllura këtë fundjavë.

Ministri i Financave Bruno e konsideroi situatën e krijuar "një krizë" për shoqërinë dhe demokracinë. "Është një fatkeqësi për tregtinë dhe për ekonominë tonë", tha ai gjatë një vizite në disa nga dyqanet që ishin dëmtuar gjatë protestave.

Veçanërisht Parisi, pas protestave kishte shumë banesa me dritare të shkatërruara, makina të djegura dhe dyqane të grabitura. Megjithatë, ai shtoi se kjo e shtunë shënoi një numër të personave të lënduar, më të vogël krahasuar me javën e kaluar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu