'Jelekportokallinjtë' i bashkohen protestës tek kryeministria (VIDEO)

Degët e Partisë Demokratike nga rrethet dhe njësitë në Tiranë i janë bashkuar protestës para kryeministrisë duke ardhur të organizuar me grupe. Nuk mungon në këtë protestë edhe grupi i banorëve të zonës së "Astirit" të njohur pas protestave kundër projektit të Unazës së Madhe. Ata janë mbështetur nga PD-ja dhe LSI-ja në kauzën e tyre, dhe sa herë që ka protesta, nuk kanë munguar duke i dalë edhe ata në mbrojtje tubimit përmes së cilit kërkohet rrëzimi i qeverisë Rama. Banorët janë të veshur me jelekë portokallinj duke marrë shkas nga protestat që pati Franca me jelekverdhët.


Lajmi kryesor:

3 orë protestë/ Militantët breshëri kapsollësh drejt policisë, Basha-Ramës: Dëgjoje popullin më 8 qershor (VIDEO)


G.M./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Kalimi i pronave publike tek privatët, Basha: Synohet Instituti Albanologjik i Tiranës, oligarkët i kanë vënë syrin

Kalimi i pronave publike tek privatët, Basha: Synohet Instituti Albanologjik i Tiranës, oligarkët i kanë vënë syrin