SANA - Avionë të koalicionit arab drejtuar nga Arabia Saudite bombarduan në mesnatë pistën e aeroportit të kryeqytetit jemenit duke e nxjerrë jashtë shërbimit, ndërkohë që 15 ushtarë rebelë ishin vrarë gjatë një sulmi, sipas burimeve aeroportuale dhe ushtarake.
"Kjo është hera e parë që ata bombardojnë pistën e aeroportit të Sanas që prej fillimit të operacionit ushtarak të koalicionit arab në Jemen, deklaroi sot një burim aeroportual.
Dje, më shumë se 200 punonjës të OKB-së, ambasadave dhe kompanive u evakuan nga Sana nëpërmjet rrugëve ajrore.
"Avionët e koalicionit kanë marrë shënjestër QG e Gardës Republikane jemenite, aleate me rebelimin shiit të Huthis duke vrarë 15 ushtarë", theksoi sot një burim ushtarak.
Jemeni është zhytur në luftë këto ditët e fundit me avancimin e rebelëve shiitë dhe aleatët e tij drejt Adenit, qyteti i dytë i vendit, në jug dhe një përgjigje ushtarake e një koalicioni të përbërë nga dhjetëra vende arabe të ardhura për të shpëtuar presidentin, Abd Rabbo Mansour Hadi./ATSH/