/ATSH-AFP/ - Presidenti i Jemenit, Abd Rabbo Mansour Hadi dhe milicët shiitë, të cilët kishin marrë nën kontroll pallatin e tij, arritën sot në mbrëmje një marrëveshje për nxjerrjen ë vendit nga kriza, pas disa ditë dhune në kryeaytetin Sanaa, bëri të ditur agjencia zyrtare Saba.
Sipas kësaj marrëveshjeje, milicët shiitë do të largohen nga pallati presidencial dhe do të lirojnë drejtorin e kabinetit të presidentit Hadi, të cilin e kishin rrëmbyer të shtunën. Në këmbim, projekt-Kushtetuta që ata e kundërshtonin mund të amendohet, thekson agjencia.
/Shqiptarja.com