JEMEN – OKB: Rreth 770 të vdekur nga dhuna, nevojë urgjente për medikamente

/ATSH-AFP/ - Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq shprehu sot keqardhje për mungesën e madhe të medikamenteve, ushqimeve dhe karburantit nëJemen, ku bilanci nga dhuna ka arritur në 767 të vdekur dhe 2 906 të plagosur.

Për t'iu përgjigjur nevojave jetësore dhe për mbrojtjen e më shumë se 7,5 milionë personave të prekur nga intensifikimi i konfliktit, OKB-ja dhe partnerët humanitarë në Jemen kanë kërkuar sot një kontribut urgjent prej 273,7 milionë dollarë (253 milionë euro).

Duke shprehur keqardhje për shkatërrimin e shpejtë të situatës humanitare, zyrtarët e CICR në Jemen, Cedric Schweizer, theksoi se një prej problemeve kryesore është mungesa e karburantit, medikamenteve për sëmundjet kronike.

"Ne kemi nevojë urgjente për të gjetur një rrugë për hyrjen e ushqimit në Jemen, ndryshe situata do të bëhet më problematike në javët e ardhshme", shtoi ai.
Organizata Botërore e Shëndetësisë theksoi sot se bilanci nga dhuna që prej 19 marsit në Jemen ka arritur në 767 të vdekur dhe 2 906 të plagosur./

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

'Transformim epokal i sektorit energjitik', Rama ndan pamjet e vitit 2013: Shqipëria ishte vrimë e zezë mes Europës, me radhët e gjata të gjysmës së popullit