JEMEN - Rebelët e grupit militant Shiia ‘Houthi’ në kryeqytetin e Jemenit, në Sanaa. kanë sulmuar rezidencën presidenciale, në të cilën dyshohet se është dhe presidenti Abdrabbuh Masour Hadi.
 
Presidenti Hadi ka qenë prej muajsh nën presionin e grupit Houthi, pasi Jemeni është një nga aleatët kyç të amerikanëve në luftën kundër grupit terrorist të al-Qaedës në rajon. Lajmi mbi marrjen në kontroll të pallatit presidencial pas një sulmi nga forca të armatosura, e bëri të ditur ministri i informacionit nëpërmjet një publikimi në twitter.
 
Sipas zyrtarëve të qeverisë së Jemenit mësohet se “Presidenti ndodhet brenda rezidencës dhe është mirë”.
 
Burimet e para thonë se rebelët kanë mundur të marrin nën kontroll ndërtesën pasi janë ndihmuar nga persona të brendshëm të kompleksit presidencial. Pavarësisht përleshjeve me forcat e sigurisë, këta të fundit janë dorëzuar pa shkaktuar viktima.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)