SANAA, 20 janar /ATSH-AFP-ANSA/ - Milicë shiitë sulmuan sot kompleksin presidencial në kryeqytetin jemenit, Sanaa, ndërkohë që luftime janë regjistruar edhe pranë rezidencës së shefit të shtetit, thanë dëshmitarë të ndryshëm.
Luftime të ashpra janë zhvilluar në ambientet e brendshme të kompleksit presidencial, ndërkohë që milicia shiite e Ansaruallahut ka forcuar praninë në kryeqytetin e vendit.
Ndërkohë, sipas televizionit al-Arabiya, rebelët shiitë kanë marrë nën kontroll pallatin presidencial./ a.jor.











