Të paktën 40 persona janë vrarë dhe rreth 100 të tjerë janë plagosur nga një shpërthim jashtë ambienteve të një rajoni policor në kryeqytetin e Jemenit në Sanaa.
Sipas zyrtarëve të policisë bomba shpërtheu në një moment kur mjaft studentë ishin mbledhur pranë makinave të policisë në pritje për t’u regjistruar si rekrutë dhe sipas dëshmitarëve mësohet se shpërthimi ka qenë tepër i rëndë dhe është dëgjuar në të gjithë qytetin. Menjëherë zona është rrethuar nga forcat policore dhe ambulancat kanë tërhequr trupat e viktimave e të plagosurve, ndonëse në video shihen ende persona të shtrirë në tokë në skenën ku ka ndodhur shpërthimi.

Jemeni ka qenë i paqëndrueshëm që prej protestave në 2011 që detyruan presidentin e atëhershëm Ali Abdullah Saleh të hiqte dorë nga drejtimi i vendit pas 33 vitesh në pushtet.
Sulmi ende nuk është marrë përsipër nga askush, por prej kohësh Jemeni është vënë në shënjestër të militantëve islamikë të grupit të al-Qaedas në Peninsulën Arabe me bomba vetëvrasëse e sulme në të gjithë vendin.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com