JEMEN - Një autobombë ka shpërthyer në Ministrinë e Mbrojtjes të Jemenit në kryeqytetin Sanaa duke marrë jetët e 20 personave dhe duke plagosur mbi 37 të tjerë.
Pas shpërthimit, militantë të al-Qaedas kanë hyrë në godinë dhe kanë shkëmbyer zjarr me policinë.
Një burim i ministrisë deklaroi për agjensinë Reuters se sulmi ndodhi pak pasi kishte filluar dita e punës në ministri. Një makinë iu afrua derës kryesore para se shoferi ta hidhte në erë.
Sipas burimit, shpërthimi i fortë tundi të gjithë godinën dhe ngriti në ajër një re të madhe tymi.
Zyrtarët thanë se një makinë e dytë me njerëz të armatosur ndaloi para ministrisë dhe filloi të shkëmbente zjarr me forcat e rendit.
Jemeni po kalon një tranzicion të dhunshëm që prej largimit me forcë nga pushteti të Presidentit Ali Abdullah Saleh, në vitin 2011.
(v.gj/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com