JEMEN -  Një punonjës i ambasadës gjermane në Jemen është qëlluar për vdekje, gjatë një tentative rrëmbimi jashtë një supermarketi në kryeqytetin e distriktit Hadda, ku gjendet ambasada gjermane dhe disa ambasada të tjera të huaja, në kryeqytetin e Jemenit.

Fillimisht agjencia e lajmeve AFP, duke iu referuar një burimi diplomatik tha se është tentuar të rrëmbehet ambasadorja gjermane, Carola Müller-Holtkemper, e cila më parë ishte ambasadore në Shqipëri. Gjatë këtij sulmi u vra truproja, pjesë e stafit të ambasadës. Por më pas autoritetet jemenite  përgënjeshtruan lajmin se ambasadorja gjermane Carola Müller-Holtkemper ka qenë shenjëstër e një rrëmbimi në kryeqytetin jemenit.
 
“Mueller-Holtkemper nuk është aktualisht në Yemen", ka deklaruar një shef i Ministrisë së Jashtme. Ai ka shtuar se truproja e saj është vrarë, ndërsa kërkonte t’i rezistonte një komande që dëshironte ta rrëmbente”.
 
Ndërkohë që  Ministria e Jashtme gjermane deklaroi për BBC se ende nuk mund të konfirmojë raportimet e dhëna së fundi.

ORA: 17:00 - JEMEN, TENTOHET RRËMBIMI I AMBASADORES GJERMANE, VRITET TRUPROJA
Tentohet rrëmbimi i ambasadores gjermane, Carola Müller-Holtkemper, por vritet truproja, pjesë e stafit të ambasadës.
 
Ish-ambasadorja gjermane në Shqipëri, prej pak muajsh ka marrë detyrën e re në Jemen, por siç bën të ditur agjencia e lajmeve Reuters, teksa po dilte nga një dyqan në lagjen Hadda të kryeqytetit Sanaa, e shoqëruar nga truproja, disa persona të armatosur tentuan rrëmbimin e ambasadores.

Dyshohet se ata janë njerëz të Al Qaeda-s, të cilët duke hasur si pengesë truprojën që po kryente detyrën, kanë hapur zjarr mbi truprojën, duke e vrarë atë. Nuk bëhet ende i ditur identiteti i viktimës.
 
Autorët u larguan me automjet nga vendngjarja, ndërsa mësohet se ambasadorja i ka shpëtuar sulmit pa dëme. Lajmi konfirmohet edhe nga burimet diplomatike perëndimore.

Holtkemper e ka përfunduar misionin e saj 3-vjeçar diplomatik në Shqipëri në 2 korrik 2013.

jemen
(Në foto: Pamje nga vendngjarja).

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)