“Jemi bërë gjithë njolla!” Braktiset plazhi i Semanit e Darëzezës, dezinsektimi në kanale pa efekt!

Dy muaj pas premtimit të ministres së Shëndetësisë, Albana Koçiu për dezinsektimin e plazheve ende situata mbetet kritike në plazhet e Fierit.

“Nga Shkodra do të shkojmë në Lezhë do të zbresim në Durrës, në Fier do të shkojmë në Vlorë. Pra në të gjithë zonën me një sipërfaqe me mbi 300 hektarë, ku janë laguna, pellgje, ku janë sigurisht edhe kanale apo zona të cilat kanë prezencë të larvave apo të mushkonjave. E gjitha për të siguruar një sezon turistik të qetë”, do të deklaronte ministrja Koçiu më 27 prill.

Prania e insekteve e veçanërisht mushkonjave është kthyer në një shqetësim për pushuesit e paktë që gjenden në plazhet e Semanit dhe Derëzezës. Pushuesit shprehen për mikrofonin e Report Tv se kolonia e mushkonjave, sidomos në mëngjes e ka kthyer qëndrimin në plazh në stres për ta. Ata theksojnë se nevojën urgjente për dezinsektim nga ajri.

“Insekte ka shumë. Në mëngjes ka. Duhet bërë dezinsektimi”, tregoi një pushues.

“Vendi është i qetë, i mirë, por ato insektet në mëngjes janë të bezdisshme. Të kalojë dezinsektimi. Qoftë një helikopter. Jemi bërë gjithë pulla”, tha një tjetër. 

Drejtori i shëndetit publik në Fier, Vasil Bregu i kontaktuar me telefon tha se dizenfektimi është bërë në kanale që janë afër plazheve dhe jo nga ajri. Duket se ky proces i kryer nga specialistët e ISHP-së nuk ka dhënë asnjë efekt, pasi kolonia e mushkonjave nuk është zhdukur nga plazhet e Fierit.

G.M./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 21/06/2024 02:23

    Nuk shiten ne Shqiperi byrzylyke e spray personal kunder mushkonjave?!

    Përgjigju
  • foti: 20/06/2024 14:38

    mickonjat vijne ne kanale,,keneta dhe ujra te ndenjur,,,,,bejini presion qeverise dhe bashkise ti mbylle ato..por ata kane pune me te rendesishme,,ata po vjedhin...tani..

    Përgjigju
    • Liku: 19/08/2024 12:43

      Po. Tani ti e gjete sa ça bo bëjn. Ik o trap se ju ngeli mëndja te vjedhja.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Rama dhe Berisha u forcuan më 2024, më të fortë edhe më 2025! Mendoni sikur Saliu të ishte kryeministër i Kinës?

Spahiu: Rama dhe Berisha u forcuan më 2024, më të fortë edhe më 2025! Mendoni sikur Saliu të ishte kryeministër i Kinës?