Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar këtë të martë (24 mars), kërkesën e ish-Presidentit Ilir Meta për të lënë qelinë- ditë të cilën ai ka edhe ditëlindjen. Kërkesa u shqyrtua nga gjyqtari Paulin Çera.
Ish-presidenti kërkoi zëvendësimin e masës kundrejt një garancie financiare prej 50 mijë euro - kërkesë e cila u hodh poshtë nga trupa e gjyqtarëve.
Meta nuk ishte i pranishëm në seancë, por u përfaqësua nga avokati mbrojtës Kujtim Cakrani i cili tha se donin që lirimin nga qelia kundrejt një garancie pasurore t’ia bënin dhuratë për ditëlindjen e 57-të.
Cakrani nënvizoi se do të ankimojë vendimin e GJKKO, duke shtuar se beteja nuk përfundon këtu. Ndër të tjera Cakrani hodhi edhe akuza ndaj trupit gjykues duke pretenduar se këta të fundit kur tërhiqen për vendime marrin porosi nëpërmjet telefonatave dhe mesazheve.
“I vendosëm në dispozicionin shumë e caktuar, deri në 50 mln lekë (të vjetra) dhe gjykata nuk arriti të ngrihej në lartësinë. Eci mirë seanca, por në momentin e fundit ndryshoi gjithçka. Ne do vazhdojmë betejën tonë, do bëjmë kërkesën tonë edhe kur çështja të kalojë në themel. Jemi në rrugën tonë për të zëvendësuar masën ndaj presidentit. Ne nuk kemi asnjë kundërshtim sa i përket çështjes. Aty ishim për arsyet pse duhet të qëndrojë presidenti në bodrumet e 313.
Unë ja kërkova gjyqtarit, i thashë sot t’ia bëjmë dhuratë presidentit, nuk ka mundësi për prishje prove apo intimidimi dhe ia kërkova që ti bënim një dhuratë. Por beteja jonë nuk mbaron këto.
Meta nuk ishte i pranishëm u përfqësua nga avokatët, ai e ka humbur besimin në seancat dhe kërkon vetëm përballje në themel. Meta do lirohet sepse jemi në betejë dhe nuk tërhiqemi nga kërkesat tona, sepse i kemi të përcaktuart në ligje. Do e bindim Gjykatën që të reflektohet mos të bëhen vegël e telefonatave që u vijnë në dhomë këshillimi. Këtu fillon problemi kur ata tërhiqen në dhomë këshillimi, ku u vijnë telefonata e mesazhe, e këtu e dëmton procesin gjyqësor ”, tha avokati Cakrani.
Ish-presidenti mbahet në burg që prej tetorit 2024 dhe përballet me akuza për korrupsion në lidhje me aferën CEZ-DIA, kontrata lobuese të LSI-së në SHBA, si dhe për pastrim parash e fshehje pasurie.
__________________
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë
Lajm në përditësim....
Komente












mos ka afru 50 milion shikojini mire edhe njehere
Përgjigju