'Jemi kthyer në popull Facebook-u', Flutura Açka: Jeta është shumë e shkurtër për ta harxhuar sopeve me hithra

'Jemi kthyer në popull Facebook-u', Flutura Açka: Jeta është shumë e shkurtër për ta harxhuar sopeve me hithra

Flutura Açka

Me kritika e këshilla e ka nisur një shkrim në Facebook deputetja e PD-së, Flutura Açka e cila tha se politika po ju bën të hani njëri-tjetrin.

Açka shprehet se merret me politikë dhe e di që politika e kërkon që “ju të hani njëri-tjetrin”, duke shtuar se është më mirë që secili të merret me punët e tij dhe jo të shajë lart e poshtë.

“Një pjesë e jona nuk dëshiron të ndryshojë, ajo njeh vetëm: o me mua, o kundër meje!”, shkruan deputetja ndër të tjera.

Ore zotëri ????

apo ti moj zonjë e frustruar!

Merruni me punë më të mbara se të shani lart e poshtë! Shihni ndonjë film të bukur (jo ato telenovelat turke me tradhëtira e vrasje), shkoni në ndonjë teatër, lexoni ndonjë libër (jo nga ato qurra-e-lot). Jemi kthyer në popull Facebook-u, që vetëm shprazim gorgën tonë shpirtërore nëpër dritaret e dynjasë.

Unë me politikë merrem dhe e di se politika kështu ju do, të hani njëri-tjetrin, që ajo ta ketë të gjatë jetën parazite në të shumtën e kohës së saj.

Kur shoh kaq nervozë njerëzore (jo politike e të ndershme dhe që përdor argumente), e kuptoj se pse kemi kaq shumë fëmijë të keqtrajtuar, kaq gra të dhunuara e të vrara.

Sepse një pjesë e jona nuk dëshiron të ndryshojë, ajo njeh vetëm: o me mua, o kundër meje!

Nuk kam shumë fuqi për thirrje politike, amnistira shpirtërore a për lëvizje emancipuese radikale, sepse ato shpesh janë kambana të zbrazura në trojet tona.

Më e vogla që mund të bëj, është t’ju ofroj një kafe elegante mirëkuptimi kujtdo që i dukem si trofe lufte. Pas asaj, nëse ende bluani zemëratë, ose pështuni ujin, ose pasqyrën që keni përballë!

Jeta është shumë e shkurtër për ta harxhuar sopeve me hithra!

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë