'Jemi pa bukë ore djalë, pa bukë.' Tregtarja në tregun e Orizit në Vlorë me lot në sy: Më ka mbetur malli stok

Situata në tregun e Orizit, një prej tre tregjeve në Vlorë, mbetet ende në pritje të një zgjidhje. Tregu është mbyllur prej të mërkurës për shkak të mos plotësimit të kushteve higjeno-sanitaire dhe mos plotësimin e kushteve në situatën e krijuar nga pandemia.

Tregtarët thonë se janë ende në pritje të një zgjidhje, ndërsa nuk dinë ende se kur mund të rikthehen në punë. Nga institucioni i prefektit dhe AKU Vlorë konfirmohet se i është lënë detyrë bashkisë për përmirësimin e kushteve, ndërsa deri në një moment tjetër nëse nuk plotësohen kushtet, tregu do të vijojë të qëndrojë i mbyllur.

Një tregtarë ankohet se nuk ka në shtëpi se çfarë të hajë dhe për këtë arsye nesër do përshkallëzojë protestën pavarësisht se është e ndaluar:

"Prefekti që dha urdhër të mbyllë tregun se nga është nisur nuk e di. Ne duam të punojmë, të ushqehemi. Kemi 25 vjet që paguajmë taksë dhe asnjë nuk do të di. Prefekti thotë që do të mbyllet, ndërsa ai tjetri thotë se duhet plotësuar aq pike dhe puna jonë ka mbetur pezull, por nuk e lëmë me kaq. Fle gjumë bashkia, fle gjumë prefekti. Ne nesër do të përshkallëzojmë, s'do lemë vend pa vajtur.

Ne virusi ja ku është se ja ku jemi të gjithë. Në lagje po rrinë grumbuj, ndërsa për ne po bëhet nami. Kam mall 30 milionë lek të mbyllur në fugon.

Na thonë presim të fillojmë punë sot dhe nesër të fillojmë punë. E kanë nisur dje nisjen e punës e kanë mbyllur prapë, e ku është arsyeja? Ne duam ta dimë."

Sakaq një tjetër tregtare me lot në sy deklaron: "Jam veti i gjashtë që do punoj, me se do ushqehem. Unë ua kam mbushur vetë qeset njerëzve, nuk kanë prekur njerëzit me dorë. Ku ti çoj tani një milion lek, një milion lek (qan), hajde ikim në fugon ta shohim mallin, çfarë të bëjmë? Më thoni?"

Një tjetër tregtare ankohet se ka mbetur pa bukë: "Jemi pa bukë ore djalë, pa bukë. Jemi veti i gjashtë në shtëpi me këtë treg ushqehemi me çfarë do ushqehemi tjetër. Nuk na kanë thënë asgjë, vetëm qëndroni në shtëpi se do rregullohet. Çfarë zgjidhje do na japin?"

Ne.k./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 16/04/2020 16:43

    Si duket kete shprehjen ”jam pa buke” shqiptari e paska në majë te gjuhes. Dmth edhe kur ka buke te haje kjo shprehje nuk lidhet me buken . E paska në gjak shqiptari te qarën.. te pakten te ndryshojme shprehjen se kjo eshte shume e ulët , turp, fshatarë !

    Përgjigju
  • Murati: 16/04/2020 14:04

    Prisni ca muaj sa ti dali gjumi kryetarit të bashkisë ,, mjerë Vlora kë ka në krye,, zgjohu lela...

    Përgjigju
  • arsen: 16/04/2020 13:55

    Realisht vlersohet gadishmeria e mjekeve dhe vleresohet qendrimi korrekt per zbatusit e karantinimit, pra vleresimi moral duhet shoqeruar me vlersim material, nese paguan mjekun qe kuron paguaje dhe qytetarin qe nuk infekton te dy sherbejne per mbrojtjen e jetes se njerezve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës