‘Jemi popull që jetojmë për futbollin’! Tifozët rikthehen në stadium pas 2 vitesh për Kombëtaren: Na kishte munguar pafundësisht shumë

Një vit e 8 muaj pritën tifozët shqiptarë për të parë kombëtaren në stadium, për shkak të kufizimeve nga pandemia. Në fund pritja ia vlejti pasi kuqezinjtë fituan 1-0 kundër Hungarisë në ‘Elbasan Arena’. Pas ndeshjes tifozët ishin shumë optimistë për kualifikimin në Botëror, ndërsa kishte nga ata që i kishte munguar pafundësisht kombëtarja.

E prisnit fitoren?

Tifozi 1: “Po, sigurisht që e prisnim. Vendin e dytë e kemi të sigurtë.”

Tifozi 2: “Patjetër që e pisnim. Dominuam dhe fituam në fund.”

Tifozi3: “Shresojmë që të kualifikohet Shqipëria.”

Tifozi 4: “Goli i Brojës fantastik, le të mbushet me mend Reja, ta di kush është për sulmues. Jo Balaj, por Broja.”

Tifozi 5: “Jam super i kënaqur me kombëtaren dhe kisha parashikuar Brojën gol, përzotin.”

A duhet të luajë nga minuta e parë Broja?

Tifozi 5: “Edhe Balaj bëri shumë mirë në dyluftime, por Broja me mbrojtës si Orban që janë fizik e bën shumë më mirë.”

Kombëtarja mori një fitore ndaj një ekipi që luajti në Europian, i kemi ne mundësitë për të shkuar në Botëror?

Tifozi 5: “Hungaria nuk mund të nënvlerësohet sepse Gjermanisë dhe Francës, dy ekipeve më të forta në botë, i mori barazime. Realisht Hungaria është ndër ekipet më të forta në grupin tonë, por besoj me këtë fitore treguam se jemi të aftë të luftojmë me këdo pavarësisht se kundër Polonisë pësuam dy gola për faj të mbrojtjes.”

A të kishte munguar kombëtarja që ta shihje në stadium, pasi për 1 vit e 8 muaj ishte e pamundur për shkak të pandemisë.

Tifozi 5: “Jashtëzakonisht shumë sepse ne jemi popull që jetojmë me futbollin. Për ne është shumë shumë e rëndësishme kjo pjesë. Jo vetëm kombëtaren, por edhe shumë ekipe tjera do donim ti shihnim. Unë patjetër që do jem në stadium edhe me San Marinon.”

Të mërkurën Shqipëria do të presë po në Elbasan Arena San Marinon, që është ndeshja e gjashtë në grupin kualifikues të Botërorit.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vijonë puna në aksin Bogë-Theth për largimin e dëborës, borëpastrueset në terren

Vijonë puna në aksin Bogë-Theth për largimin e dëborës, borëpastrueset në terren