TIRANE-Skënder Brataj, drejtor i qendrës Kombëtare të Urgjencës në një lidhje me Skype për Report Tv këshilloi të gjithë qytetarët që kanë histori udhëtimi me vende e prekura dhe që janë kthyer në atdhe, jo vetëm që duhet të vetëkarantinohen, por edhe në autoizolohen nga pjesa tjetër e familjes.
Brataj kërkoi më tej që, këta persona duhet të kenë kontakt sa më pak me pjesën tjetër të familjes. Ai kërkoi që orenditë që përdorim çdo ditë dhe enët e kuzhinës duhet të dezinfektohen dhe të lahen shpesh herë. Gjithashtu, drejtori i qendrës Kombëtare të Urgjencës tha se në dy ditët e fundit numri i thirrjeve telefonike nga qytetarët ka ardhur në rënie.
"Piku drejt 127 ka qenë para dy ditëve. Rreth 12 mijë thirrje. Dy ditët e fundit ka ardhur duke rënë numri I thirrjeve. Tani kemi rreth 6 mijë thirrje. Ajo që ka ndryshuar janë vizitat në banesë, të cilat nga rreth 300 ka shkuar në 500 deri në 520. Dy-tre ditët e fundit, në 24 orë ka pasur 4-5 raste të dyshuara me koronavirus. Pacienti që merr në telefon për nevoja të ndryshme, që nuk ka temperaturë, por ka histori udhëtimi më pak se 14 ditë në vendet e prekura me koronavirus sidomos Itali, apo ka pasur kontakt këtu me të prekur, duhet ta thonë atë, pasi nuk është e thënë që të gjithë të kenë temperaturë. Ajo varet nga imuniteti i personit, prej sa ditësh ka pasur temperaturë, dhe në çfarë dite ka thirrur 127.
Historia e çdo pacienti duhet të jetë e qartë për ne, ashtu siç është e rëndësishme edhe çfarë sëmundjesh të tjera kanë si dhe çfarë medikamentesh marrin për të ditur se si të sillemi pastaj. Doja të këshilloja që personat që kanë histori udhëtimi me Italinë janë të këshilluar që të mos të rrinë me familjen. Duhet të autoizolohen, pasi janë burim infeksioni për të tjerët dhe jo për veten e tyre. Ato 14 ditë janë shumë të rëndësishme. Kontakt sa më pak me prestarët e familjes, sepse është vërtetuar se e vetmja mënyrë për tu infektuar është kontakti drejtpërdrejtë. Nëpërmjet spërklave dhe kontaktit me duar. Orenditë që përdorim çdo ditë, enët e kuzhinës duhet të dezinfektohen dhe të lahen shpesh herë. Anti-viralët ulin shumëzimin e virusit në fazën akute sepse ky është qëllimi.
Si terapi simptomapologjike për dhimbje fyti, kollë dhe temperaturë edhe pse nuk e dimë nëse është koronavirus, trajtohen me paracetamol dhe aspirinë. Për të ulur temperaturën 38 e gjysmë duhet të përdoret terapi. Kolla ka shurupet e veta. Normalisht duhet të përdoren nëse të bezdis. Edhe për këto terapi duhet të kontaktosh me mjekun. Nëqoftëse do shfaqej vështirësia në frymëmarrje në momentin që je i qetë menjëherë duhet të merret 127. 75% jemi bartës të koronavirusit, por nuk do të shfaqim asnjë shenjë. Tamponi nuk do vërtetoje as ecurinë e sëmundjes, as rezultatin përfundimtar. Nuk është diagnostikues, por vërtetues" tha ai.