Protesta në Ditën e Pavarësisë degradoi në kate të dhunshme ndaj punonjësve të policisë, të cilëve në disa raste iu rrezikua seriozisht jeta, madje duke marrë edhe flakë për shkak të sulmeve me molotovë në drejtim të tyre. Policia e Tiranës arriti të godasë një grup që furnizonte protestuesit me arsenal për sulmet e organizuara ndaj bluve.
Në foto mund të shihni një pjesë të arsenalit dhe çfarë lloj “armësh” kanë përdorur protestuesit. Shkopinj metalikë, 59 prej të cilëve janë sekuestruar nga policia. Protestuesit me maska janë shfaqur edhe me shkopinj druri, shumë prej tyre të pajisur edhe me maja metalike. Po ashtu, qindra bomba molotov, fishekzjarrë e kapsolle të cilat janë hedhur në drejtim të policëve, por vetë, një pjesë u sekuestrua nga policia, duke çuar në pranga edhe furnizuesen 29-vjeçare Fatime Paja. 2 bashkëpunëtorët e saj janë shpallur në kërkim.
Lajmi kryesor:
Protesta e dhunshme/ 13 në pranga, 18-vjeçari nën akuzë për tentativë vrasje ndaj policëve! Goditet grupi i arsenalit, kapen qindra molotovë, fishekzjarrë e tuba metalike (EMRAT+VIDEO)







